Nga: Andreas Dushi
Kur lexojmë Jeto për ta treguar, episodet “magjike” të 100 vjet vetmi marrin një tjetër trajtë, pasi vëmë re se janë momente e incidente të jetuara nga vetë Gabo, shndërruar më pas në letërsi. Por jo vetëm 100 vjet vetmi është magjik nga letërsia e Márquez-it: Gjithçka ai shkroi, krijon te lexuesi përjtimin e magjishëm të një lloj kënaqësie që rrallëherë letërsia ta jep, përfshirë këtu edhe Dashuria në kohërat e kolerës, sidomos Dashuria në kohërat e kolerës.
Vetë Márquez-i, pasi tregon se si ishin njohur prindërit e tij, thotë se Historia e këtyre dashurive të kundërshtuara përbënte një çudi për mua kur isha i ri. Ngaqë e kisha dëgjuar sa e sa herë nga goja e prindërve, nga të dy së bashku ose veç e veç, e dija thuajse të plotë kur shkrova “Gjethurinat”, romanin tim të parë, në moshën njëzet e shtatë vjeç, po gjithashtu isha i ndërgjegjshëm se më mbetej shumë për të mësuar në artin e të shkruarit. Që të dy ishin rrëfyes të shkëlqyer, me kujtimin e lumtur të dashurisë, porse arritën të apasionoheshin aq shumë në rrëfimet e tyre saqë, kur më së fundi, pasi i kisha kaluar të pesëdhjetat, vendosa ta përdorja te “Dashuria në kohërat e kolerës”, nuk i dalloja dot kufijtë ndarës midis jetës dhe poezisë.[1]
Një ndër romanet më ikonikë jo veç të Márquez-it, por të gjithë letërsisë botërore, është shkruar duke metamorfizuar lëndën reale të dashurisë së pridërve të tij në lëndë letrare të një dashurie që vijon të tërheqë lexues edhe dekada pas botimit të parë.
Ndërsa tani është djali i Márquez-it, Rodrigo Garcia ai që merret me dashurinë e prindërve të tij, por jo ashtu sikurse bën i ati. Ai nuk provon ta kalojë në poçari krijuese jetën dhe dashurinë e Gabo-s dhe Mercedes-it, por përkundrazi, e tregon ashtu sikurse ishte, pa asnjë kompleks gjykimi a paragjykimi, kjo e ardhur ndoshta edhe për hir të lirshmërisë së Gabriel Garcia Márquez-it sa herë fliste dhe tregonte për veten.
Janë ditët e tij të mbrame, kur fillon të bëhet i vetëdijshëm se jetës po i vjen fundi. Te kujtimet e tija, shkruan: Gjer në moshën pesë vjeç, vdekja kishte qenë për mua një fund i natyrshëm që u ndodhte të tjerëve. Kënaqësitë e qiellit dhe mundimet e ferrit më dukeshin thjesht mësime për t’u nxënë përmendsh në katekizmin e padre Astetes. Ato s’kishin të bënin fare me mua…[2] Po tani, kur vdekja, si fundi më i natyrshëm i tij është kaq pranë?
Si shumë shkrimtarë, edhe ai është i fiksuar pas humbjes dhe vdekjes, shfaqjes më të madhe të saj. Vdekja si rregullsi dhe parregullsi, si e logjikshme dhe e pakuptimtë, si e pashmangshme dhe e papranueshme.[3]
Kujtimet e tij në trajtë autobiografie, Márquez-i i konceptoi si një triologji; si një rrëfim i gjithë formimit të tij si shkrimtar dhe si njeri. Pjesa e parë mbaron pikërisht në kohën kur u martua me Merceds-in, gruan që do ta shoqëronte përgjatë gjithë jetës. Nuk i mbaroi, dhe fillin ku kjo dëshirë e tija u këput, e shtrëngon fort Rodrigo. Ai tregon se si, për shembull, një pasdite të vitit 1966 në Qytetin e Meksikos shkoi në dhomën ku mamaja po lexonte në shtrat dhe e njoftoi se posa kishte mbaruar së shkruari për vdekjen e kolonelit Aureliano Buendia.
“E vrava kolonelin”, – i tha i tronditur.
Ajo e dinte se sa i rëndësishëm ishte ai për të dhe të dy qëndruan në heshtje me lajmin e trishtuar.[4]
Pra, Rodrigo na jep kështu pasqyrimin e Márquez-it në sytë e Mercedes-it dhe jetën e këtyre syve pasi prej tyre rrodhën lotët e vdekjes së të shoqit.
***
Kemi përballë dy histori dashurie. Njëra, e treguar me mjeshtëri të rrallë nga një bir shkrimtar, duke krijuar një ndër metaforat më të bukura të dashurisë ndërsa tjetra, treguar me sinqeritet të rrallë nga biri i shkrimtarit, duke treguar një ndër realitetet më të bukura të dashurisë. /Gazeta “ExLibris”/
_____________________
[1] “Jeto për ta treguar”, Gabriel García Márquez, “Onufri”, fq. 54 – 55.
[2] Po aty, fq. 157.
[3] “Lamtumirë Gabo dhe Mercedes”, Rodrigo Garcia, “Onufri”, fq. 40.
[4] Po aty, fq. 63.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët