LAJMI I FUNDIT:

Dy astronautët e NASA-s kthehen me sukses në Tokë

Dy astronautët e NASA-s kthehen me sukses në Tokë

Të dy astronautët e NASA-s të cilët u nisën nga Stacioni Ndërkombëtare i Hapësirës (ISS), kanë zbarkuar të dielën në Tokë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Doug Hurley dhe Bob Behnken, u vendosën në një “fluturake” të quajtur Crew Dragon “Endeavor”, një anije kozmike e projektuar, ndërtuar dhe operuar nga SpaceX me rreth 2.7 miliardë dollarë fonde të qeverisë amerikane.

Bëhet e ditur se ekuipazhi i SpaceX zbarkoi në qytetin e Pensacola të Floridas.


Fluturakja është anija e parë kozmike amerikane që u largua dhe u kthye në Tokë që nga muaji korrik i vitit 2011, kur NASA tërhoqi programin e saj të anijeve hapësinore.

Fundi i sukseshëm i këtij misioni fillon një epokë të re për agjencinë amerikane hapësinore.

Astronatutët e NASA-s u rikthyen me sukses në Tokë pas një qëndrimi dy-mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Të gjitha zbarkimet dhe transportet jashtë planetit Tokë në të ardhmen mund të kryen nga kompanitë private, siç është SpaxeX, kompania e Elon Musk.

Kështu, agjencia hapësinore ka të ngjarë të certifikojë automjetet e SpaceX për misionet e rregullta operative në hapësirë.

Kapsula e SpaceX, Dragon Endeavour, që transportonte astronautët e NASA-s, Doug Hurley dhe Bob Behnken, kreu një fluturim 18-orësh nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësinor për në Tokë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Kroacia
Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Evropa
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Kalo në kategori