LAJMI I FUNDIT:

Dukja e Monica Belluccit pa Photoshop: Nuk i pëlqejnë procedurat estetike dhe nuk ka komplekse

Dukja e Monica Belluccit pa Photoshop: Nuk i pëlqejnë procedurat estetike dhe nuk ka komplekse
(Foto: Screenshot/Instagram)

Monica Bellucci është një nga aktoret e pakta që nuk i është nënshtruar procedurave estetike dhe shumë janë dakord që ajo ende duket magjepsëse.

Në një nga faqet e fansave të saj është publikuar një xhirim i paraqitjes së saj, e ftuar në emisionin francez, “Passage des arts”.

Në të tregohet se Monica vendosi ta ruajë një pamje natyrale dhe vërtetoi se rrudhat nuk janë problem për të dhe se mosha është në të vërtetë vetëm një numër.


“Nuk jam e fiksuar. Unë kam qenë gjithmonë një grua me linja, kurrë shumë e hollë, kjo është natyra ime. Unë dua të plakem natyrshëm.

“Kur të mbushësh 50 vjet, sigurisht që nuk ke të njëjtat nevoja si kur ishe 20 vjeçare. Mosha na jep një perspektivë të ndryshme”, ka deklaruar ajo më herët në një intervistë me Sunday Times Style. /Telegrafi/