Duket ekzotik, por vizitat janë të ndaluara: Ky është ishulli më i rrezikshmi në botë
Në çdo metër të pret një gjarpër
Ishulli i gjarpërinjve nuk është një vend imagjinar nga makthet apo filmat horror, por një vend real që njerëzit e quajnë vërtet kështu. Ishulli i gjarpërinjve njihet në vend si Ilha de Queimada Grande dhe ndodhet rreth 30 kilometra larg brigjeve të Sao Paulos, Brazil.
Nga ajri, ishulli duket mahnitës i bukur – ka një bollëk bimësie të gjelbër, ka një bregdet shkëmbor emocionues, të larë në diell dhe të rrethuar nga deti i pastër kristal.
Por ideja e parajsës së një sërfisti dhe një vend pushimesh ekzotike shpërbëhet shpejt – sepse ishulli i gjarpërinjve mori emrin e tij jo për shkak të formës që ka, por sepse është shtëpia e gjarpërinjve më vdekjeprurës në botë, që në fakt aty ka mijëra e mijëra të tillë.
Nuk ka asnjë vend në Tokë ku përqendrimi i gjarpërinjve helmues është më i lartë – theksojnë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.
Meqenëse sipërfaqja e ishullit është vetëm 0,45 kilometra katrorë – llogaritja është e qartë, nuk do të shihni vetëm një gjarpër atje, por do të shihni qindra prej tyre, domethënë një gjarpër për çdo metër tokë.
Nuk është e çuditshme kur themi se njerëzit nuk jetojnë atje dhe e vetmja dëshmi e ekzistencës njerëzore është një far i ndërtuar për të shmangur mbytjet e anijeve. Dikush duhej të ndërtonte farin dhe ta vinte në punë, dhe sipas shkencëtarëve Smithsonian, gjatë fillimit të viteve 1900, një burrë jetonte në ishull i ngarkuar me atë punë. Sipas legjendës, rojtari i fundit i farit dhe familja e tij nuk mbijetuan, sepse gjarpërinjtë dyshohet se hynë në shtëpinë e tyre nga dritaret e hapura.
Një tjetër histori e frikshme tregon për një peshkatar, varka e të cilit u rrëzua në brigjet e një ishulli. Teksa ai po përpiqej të mblidhte banane, gjarpërinjtë e hodhën nga pema. Ai po përpiqej të ikte në breg, ai dyshohet se ishte kafshuar më shumë se një dhjetë herë.
Vizitat në ishull janë të ndaluara
Për shkak të popullatës së madhe të gjarpërinjve helmues, qeveria braziliane ka ndaluar shkuarjen në pyll. Bëhen përjashtime për shkencëtarët dhe ekipet kërkimore dhe lejet kërkojnë që ata të shoqërohen nga një mjek kujdestar dhe të veshin kostume mbrojtëse.
Kur diçka është e rrallë dhe kaq e rrezikshme, është gjithmonë dikush i gatshëm të provojë “frutin e ndaluar”. Për këtë arsye, ekziston edhe një treg i zi për turnetë që të çojnë në ishull, si dhe një treg i zi për blerjen e gjarpërinjve të artë. Çmimi i një gjarpri raportohet se varion nga 10 deri në 30 mijë dollarë.
Gjarpërinjtë e artë, helmi i të cilit e shkrin mishin, mbetën të bllokuar në ishull kur niveli i detit u ngrit dhe e ndau ishullin nga kontinenti.
Përzgjedhja natyrore në kontekstin e evolucionit i lejoi gjarpërinjtë të përshtateshin, pati një rritje të tyre sepse nuk kishin armiq natyrorë dhe nga ana tjetër, ata kishin një grusht ushqim. Zogjtë janë të preferuarit e tyre.
Kur kafshojnë një person, është e rëndësishme të dini se helmi i gjarprit të artë copëton vendin e kafshimit dhe se ai është, madje, pesë herë më i fortë se helmi i kushëririt të tyre tokësor.
Lloji vdekjeprurës i njohur lokalisht si Ilha de Queimada Grande është relativisht i panjohur dhe arsyeja qëndron në faktin se ky ishull është streha e tij e vetme. Ka ngjyrë të artë dhe koka është në formë shtize. Kjo familje gjarpërinjsh është përgjegjëse për rreth 90 nga të gjitha vdekjet nga kafshimi në Brazil. Për shembull, nëse ju kafshojnë diku në pjesën kontinentale të Brazilit dhe nuk merrni ilaçe, vdekshmëria është rreth 10 për qind. Edhe me antidot, mundësia e vdekjes është rreth 3 për qind dhe simptomat përfshijnë dështimin e veshkave, gjakderdhje në tru, gjakderdhje në zorrë dhe nekrozë të indeve të muskujve. Tani imagjinoni se çfarë bën helmi pesë herë më i fortë i gjarpërinjve të ishullit.
“Me këta gjarpërinj është një vdekje jashtëzakonisht e dhimbshme”, shpjegon biologu Brian Fry, një nga studiuesit e paktë që kanë guxuar të vizitojnë ishullin. “Gjithsesi do të vdisni duke bërtitur”, shton Fry.
Helmi mund të jetë i dobishëm në mjekësinë moderne
Helmi i gjarprit të artë ka treguar potencial farmaceutik në testet e mëparshme dhe tashmë përdoret në prodhimin e ilaçeve për uljen e presionit të gjakut, dhe besohet se mund të përdoret gjithashtu për të parandaluar mpiksjen e gjakut, sëmundjet e zemrës dhe problemet e qarkullimit.
Kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që ju duhet të shkoni në ishullin e gjarpërinjve nëse keni hipertension, por bën një argument pse popullsia e gjarpërinjve të ishullit nuk duhet të shkatërrohet.
Gjarpërinjtë ndoshta nuk janë sjellë nga piratët
Sipas një legjende zbavitëse, gjarpri i artë mbërriti në ishull falë piratëve që donin të ruanin arin e tyre të fshehur. Thuhet se ata nuk e dinin që gjarpërinjtë do të shumoheshin aq shumë sa që thesari do të bëhej i paarritshëm edhe për ta, por historianët pretendojnë se kjo histori është thjesht një mit.
Gjegjësisht, gjarpri i artë evoluoi gjatë një periudhe prej dhjetë mijë vjetësh, me siguri që kur rritja e nivelit të detit çoi në ndarjen e ishullit të gjarpërinjve nga kontinenti dhe izolimin e specieve shtazore në të.
Pra, parajsa e gjarpërinjve ka pak të bëjë me piratët, theksojnë ekspertët. Megjithatë, e vërteta është se popullsia e gjarpërinjve në këtë ishull është rritur dhe zhvilluar për mijëra vjet pa ndërhyrjen njerëzore. Ata u riprodhuan shpejt dhe nuk kishin grabitqarë të mëdhenj tokësorë si kërcënim, por kishte një problem të rëndësishëm – ata nuk kishin as pre tokësore. Kjo është arsyeja pse ata mësuan të ngrihen lart dhe të zënë zogjtë.
Gjarpërinjtë e artë nuk janë të vetmit
Edhe pse janë padyshim “yjet” e ishullit të gjarpërinjve, gjarpërinjtë e artë nuk janë të vetmit gjarpërinj në të. Gjegjësisht, ekziston edhe një popullatë më e vogël e gjarpërinjve të llojit Dipsas albifrons, një gjarpër jo helmues që mund të gjendet në vende të tjera në Oqeanin Atlantik. Kjo nuk do të thotë që ky gjarpër nuk do t’ju kafshojë, por helmi i tij nuk do t’ju vrasë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Tri truke për të zbardhur produktet PVC të zverdhura në shtëpi
Shikon në ëndërr sikur pret flokët? Zbulo kuptimin që ka edhe lidhjen me realitetin
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje