Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme ose aktivitetet muzikore.


Së fundmi, 33-vjeçarja ka publikuar për fansat e saj të shumtë në Instagram një video mjaft provokuese, ku shihet në dhomën e hotelit teksa vallëzon e veshur me robdeshambër.

Përgjatë vallëzimit, autorja e hitit "Me, Myself and I" shpesh mban me duar gjoksin e saj, në moment kur ai rrezikon të ekspozohet gjatë lëvizjeve të saj.

Videoja është realizuar nën ritmet e këngës së saj më të re "One In A Million", e cila u publikua pak ditë më parë në bashkëpunim me DJ David Guettan.

Rexha përndryshe pak ditë më parë përfundoi turneun evropian të koncerteve, të quajtur "Best F*n Night Of My Life".

Ajo performoi në shtete të ndryshme të Evropës si: Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Holandë, Rumani, Lituani dhe Suedi.

365471110 334700642219388 2618131202795139937 n

Aktualisht, artistja me origjinë dibrane ndodhet në Londër, ku është duke punuar në disa këngë të reja. /Telegrafi/

365010570 974022603897725 29794083711859362 n