Futbollisti belg, Romelu Lukaku, është shoqëruar me yllin e muzikës pop, Megan Thee Stallion, në ceremoninë martesorë të Lautaro Martinez.
Menjëherë pas dasmës, mediat kanë nisur të spekulojnë për një lidhje të mundshme mes sulmuesit të Interit dhe këngëtares.
Për më shumë, siç ka transmetuar Marca, dyshja kanë kontratë me ‘Roc Nation’, agjencia e menaxhimit dhe shtëpia diskografike në pronësi të Jay-Z, që ka shumë të ngjarë të jetë ndërmjetësuesi i njohjes së tyre.
Lukaku kohë më parë u nda me të dashurën e tij prej pesë vitesh, Sarah Mens, ndërkohë që Megan ishte parë në një ndeshje të Interit.
Imazhet e publikuara në rrjetet sociale nga dasma e Lautaros me Agustina Gandolfo, i kanë forcuar spekulimet duke qenë se 28-vjeçarja dhe futbollisti janë fotografuar të kapur për dore. /Telegrafi/
Found another video of Lukaku and Megan Thee Stallion at Lautaro's wedding 🫡 pic.twitter.com/BT1yEtv3QH
— Lili ᰔᩚ (@hangitinthelouv) May 29, 2023