Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me “Pearson Education”, organizojnë trajnimin njëditor të titulluar “Breathing New Life Into Our Lessons” për mësimdhënësit/et e gjuhës angleze. Trajnimi do të mbahet më datë 25 maj 2024 në Pejë, në hotel “Dukagjini”, dhe më datë 26 maj 2024 në Prishtinë, në “Swiss Diamond Hotel”.
Kjo është një derë e re, e cila po u hapet mësimdhënës(e)ve të gjuhës angleze për të eksploruar metoda të reja dhe të thjeshta, por inovative, në mënyrë që t’i motivojnë nxënësit drejt mësimnxënies.
Në këtë trajnim njëditor, mësimdhënësit/et do të përjetojnë një përvojë të re në karrierë dhe do të gjejnë frymëzim të ri për të punuar me materiale që tashmë janë të njohura për ta, si “Yazoo”, “Today” dhe materialet që do të përdoren për herë të parë “Wider World”.
Trajnimi do të udhëhiqet nga Jeanne Perrett. Ajo ka punuar në sektorin e mësimdhënies së gjuhës për dyzet vjet si mësuese, botuese dhe shkrimtare, si dhe është autore dhe bashkautore e shumë serive të njohura parashkollore dhe fillore, duke përfshirë: “Yazoo”, “Fly High”, “Now I Know”, “Rise and Shine”, “English Code” dhe “My Disney Stars and Friends”. Ajo ka trajnuar mësues/e në gjithë botën dhe ka prezantuar punime të ndryshme në konferenca të nivelit më të lartë.
Për mësimdhënës/e të gjuhës angleze, kjo është një mundësi fantastike për të fituar njohuri të reja në praktikimin e mësimit të gjuhës angleze.
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit/et do të certifikohen dhe do të kenë mundësinë të marrin materiale të ndryshme edukative që do t’u shërbejnë gjatë punës së tyre. Po ashtu, në mënyrë ekskluzive, do t’u ofrohet mundësia për marrjen e kodit për platformë digjitale të edicioneve të reja të serisë së librave “Wider World” si dhe do të kenë çasje digjitale në materiale shtesë për të gjitha tekstet Pearson (My little Island, Yazoo dhe Today).
Nëse jeni mësimdhënës/e të gjuhës angleze dhe dëshironi të bëheni pjesë e kësaj aventure sa profesionale dhe përfituese, aq edhe interesante e emocionuese, jeni të mirëseardhur.
Pjesëmarrja është e hapur, vendet janë të limituara.
Ju lutem konfirmojeni pjesëmarrjen tuaj përmes linkut:
Konfirmimi për trajnimin në Pejë: https://shorturl.at/WgEqR
Konfirmimi për trajnimin në Prishtinë: https://shorturl.at/9BbLM
Shtëpia Botuese “Dukagjini” mbulon kostot e transportit për pjesëmarrësit nga qytetet e tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës