Do të qëndrojë De Biasi apo jo pas Europianit me Shqipërinë?
Kjo është një pyetje që edhe pse i përket një të ardhmeje disi më afat-largët se tema kryesore sportive paraqitja e Shqipërisë në Europian, gati po kthehet në një çështje, e cila mund të shpërqendrojë vëmendjen nga përgatitjet për eventin më të madh ku Shqipëria do të marrë pjesë në gjithë historinë e saj.
Intervista e fundit në lidhje me këtë temë e Presidentit të FSHF, Armand Duka është interpretuar gjerësisht në mediat sportive me kreun e institucionit të futbollit shqiptar që ka preferuar të dalë me një komunikatë zyrtare për shtyp për të shuar që në lindje aludimet e ndryshme. Në të Duka bën të ditur se qëndrimi i tij në intervistën në fjalë ka qenë që:
“Finalet e Kampionatit Evropian Francë 2016, janë padyshim një ngjarje e madhe dhe shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Të gjithë, provojmë për herë të parë një eksperiencë të tillë, futbollistët, stafi, federata dhe vetë trajneri. Kjo është një ngjarje e madhe, që trajneri De Biasi, duhet ta ketë ëndërruar dhe i erdhi në moshën 60-vjeçare. Kështu që duhet të jemi të gjithë, të përqendruar që të bëjmë një Evropian sa më të mirë”, deklaroi Duka për Supersport.
Më pas për të shmangur çdo keqkuptim apo ekuivok për një përplasje të mundshme me trajnerin Duka thekson pozicionimin e tij në lidhje me çështjen e trajnerit duke shkruar.
“Të gjithë ne, të vlerësojmë maksimalisht dhe të japim më të mirën tonë për Evropianin Francë 2016. E rëndësishme është ta kalojmë atë, me sa më shumë sukses. Pas përfundimit të tij, jemi të hapur për diskutuar për gjithçka. Trajnerit De Biasi, ja kam deklaruar që në ditën e parë të nënshkrimit të kontratës qëndrimin tim. Ne nuk i prishim askujt, karrierën e tij personale. Përkundrazi, jemi të lumtur në rast se ja rregullojmë atë gjithkujt që punon me ne dhe kontribuon për rritjen cilësore të futbollit shqiptar.”
Në fund edhe një paralajmërim i rëndësishëm nga Duka për ndikimin që mund të kenë çështje të tilla ndërsa e mbyll komunikatën e tij me fjalët.
“Do ta quaja vetëvrasje, që në këtë prag të Evropiani dhe në kulmin e fushatës tonë përgatitore për këtë ngjarje të madhe, të merremi me diskutime dhe polemika pa vlerë.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Mikel Arteta konfirmon se dy lojtarët kyç të Arsenalit janë gati për sfidën ndaj Real Madridit

“Kjo është qesharake”, ylli i Man Utd i del në mbrojtje Onanas pas gabimeve fatale ndaj Lyonit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe