Proteina dhe karbohidratet janë komponente thelbësore të cilat duhet të konsumohen pas një sesioni intensiv të ushtrimeve fizike, sepse mundësojnë rikuperimin e trupit dhe muskujve
Por nëse jeni duke u përpjekur t’i humbni disa kilogramë, konsumimi i shejkave me proteina pas stërvitjeve e bën më të vështirë humbjen e peshës për shkak të përbërësve të procesuar që përmban, transmeton Telegrafi.
Ekspertët shëndetësorë sugjerojnë që të keni kujdes se shejkat e cilave kompani i konsumoni, dhe nëse jeni duke kërkuar alternativa, synoni ushqime si tuna, mollat, arrat, etj.
Përse trupit i nevojitet proteina pas stërvitjeve?
Trupi i djegë tri lloje të rezervave gjatë stërvitjeve: glukozën (nga karbohidratet), acidet yndyrore (nga dhjami) dhe amino acidet (nga proteina).
Se çfarë djegë trupi, kryesisht varet në intensitetin dhe llojin e ushtrimeve që e bën personi. Këto rezerva duhet pastaj të zëvendësohen duke konsumuar proteina dhe karbohidrate që muskujt të rikuperohen pas stërvitjeve.
Për ndërtimin e muskujve të fortë, marrja e proteinave është po aq e rëndësishme sa vet ushtrimet fizike.
Sa shumë proteina ju duhen?
Ekspertët rekomandojnë 20-30g proteina dhe 15g karbohidrate pas ushtrimeve të forcës në mënyrë që të ndihmoni në riparimin dhe rritjen e muskujve.
Por, normalisht kjo sasi dallon në bazë të planit dietik dhe ushtrimor të një personi, në bazë të madhësisë së trupit, etj.
Çfarë të shmangni nëse konsumoni pluhur proteinash?
Pluhurat me proteina janë mënyrë e lehtë për fanatikët e fitnesit që të marrin sasinë e rekomanduar të proteinës pas stërvitjeve, por ekspertët thonë se kompania prodhuese është diçka që duhet të shikohet.
Ekspertët bëjnë të ditur se shumica e pluhurave të proteinave janë të procesuar.
A mundet pluhuri i proteinave t’ju ndihmojë të humbni peshë?
Po, munden ta ndihmojnë dikë të rritë masën muskulore apo të humbë peshë, varësisht cilat janë qëllimet e fitnesit të një personi. Por, për humbje peshe, është e rëndësishme lloji i pluhurit që e blini.
Disa studime thonë se inkorporimi i një apo dy shejkëve në ditë në vend të shujtave ushqimore ndihmon në humbjen e peshës. Megjithatë, kjo është vetëm zgjidhje e përkohshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Pse është e rëndësishme të reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave?
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës