LAJMI I FUNDIT:

A duhet të pastrohen veshët me shtupa pambuku? Specialisti i ORL-së jep përgjigjen 

A duhet të pastrohen veshët me shtupa pambuku? Specialisti i ORL-së jep përgjigjen 

Shtupa e pambukut përdoren në masë të gjerë për pastrimin e veshëve.

Megjithatë, një mënyrë e tillë duket të jetë e gabuar pasi është rrezik të dëmtohet lëkura e kanalit të veshit.

Specialisti i ORL-së, Xhevdet Latifi në një podcast në Telegrafi.com theksoi se pastrimi me shtupa të pambukut është mënyrë e gabuar.


“Është mënyrë plotësisht e gabuar sepse me ata shkopinj është me rrezik me dëmtu lëkurën e kanalit.  Kur dëmtohet lëkura, pastaj ka inflamacione të llojllojshme dhe krijohen problem. Është shprehi e keqe… por, çdo herë kur ka pengesa preferohet të konsultohet ORL-ja”.


Ai tha se pastrimi i veshëve duhet të bëhet te ekspertët e fushës.

“Ka pacientë që ka lëkurë të irrituar dhe më shumë prodhojnë dyllë. Pacientët që kanë probleme me kanalin, lëkurën e kanalit duhet të ruhen shumë prej kontaktit me ujë…”, tha ai.

Doktor Latifi na tregoi edhe për simptomat që na tregojnë se duhet të shkojmë te specialisti për pastrimin e veshëve.

“Simptomat që na tregojnë duhet të shkojmë te specialisti për pastrim të veshëve janë mbyllja e veshit, ushtimë në vesh, ndonjëherë personat kanë edhe marramendje..”, tha ai.

Podcastin e plotë mund ta shikoni më poshtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori