Një kosovare e emancipuar martohet me një bashkatdhetar të saj dhe shkon në Zvicër. Pasi dështon martesa, ajo ballafaqohet me traditën vdekjeprurëse të paraardhësve të saj.
“Duhet të derdhet gjaku”, i ka thënë në telefon babai, vajzës së tij, Besa Berishës. Kështu e kërkon këshilli i pleqve, kështu e do Kanuni, ligji zakonor shqiptar. Pushkë për pushkë, gjak për gjak.
Gjithçka filloi gjatë verës së nxehtë kosovare. Gjithashtu në vitin 2011, vendi ishte mbushur përplot me “Schatzis”, zviceranë dhe gjermanë me rrënjë kosovare që pushimet i kalojnë në vendlindjen e tyre.
Këtu përfshihet edhe një grua nga Mittellandi zviceran. “Motra ime ka një djalë që kërkon një nuse. Një sikur ju”, i tha ajo Besës. Ajo duhet të jetë e bukur, e arsimuar dhe e pavarur.
Besa, e cila u rrit në kryeqytetin e Prishtinës, sapo kishte mbushur 22 vite. Fillimisht nuk pranoi, pasi nuk kishte kohë për burrë. Së shpejti do të diplomonte dhe ajo tashmë kishte një punë të mirë në Ministrinë e Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.
Ajo ngiste veturën, udhëtonte. Një veprim që nuk është përditshmëri për një kosovare të re. Dhe sigurisht jo për Besën, e cila i përket një pakice etnike, romëve të Europës Juglindore. Në konferenca jashtë vendit, ajo përfaqësonte gruan e emancipuar.
Por, gruaja që dëshironte ta martonte me nipin, nuk e linte të qetë. “Të paktën ta pini një kafe me te”, e luti. Takimi nuk zgjati më shumë se gjysmë ore. Besa qëndroi me të. Por i riu – të cilin do ta quajmë Besnik – ia kishte marrë mendjen bukurisë bionde me flokë të gjatë. Ai i shkruante mesazhe, duke e lavdëruar për inteligjencën e saj dhe suksesin e saj profesional.. “Ndoshta është pikërisht ai për të cilin kam nevojë”, mendoi Besa.
Ngjarja ndodhi pothuajse një vit para se babai i Besës të pranonte të takonte prindërit e djaloshit. Ata u ftuan. Besa dhe motrat e saj i shërbyen me kafe, çaj me limon dhe bakllava. Vizita ia vleu. “Sa ari dhe sa rrobe prisni për dasmën?” Pyeti babai i Besnikut. Babai i Besës u përgjigj: “Nuk kam bijë për të shitur”. Bijat e tij janë bashkëkohore dhe më vonë nuk donte të kishte probleme rreth kësaj çështje. Prindërit e Besnikut vetëm e luajtën kokën.
“Ata nuk janë të mirë”, i kishte thënë më pas xhaxhai Besës. “Mos shko”, e kishte këshilluar babai, “përndryshe nuk do të ketë më kthim”. “Isha naive, nuk kisha përvojë në gjëra të tilla”, pohon sot gruaja e re për “Beobachter”, përcjell Albinfo.ch. Por, ajo kishte rënë në dashuri.
Çifti ishte i fejuar për dy vite me radhë, ndërsa u panë shkurtimisht vetëm tre herë. Në pranverë të vitit 2014, pasoi dasma. Besa e veshur me një fustan të bardhë, të shkurtër deri pak mbi gjunjë, dhëndri në një kostum të errët. Menjëherë pasi përfundoi dasma, Besa fluturoi në Cyrih. Ende pa e klasifikuar valixhen e saj, vjehrra e dërgoi në kuzhinë. “Vishe një fund të gjatë”, e urdhëroi ajo, “pastaj kushtoi pak vëmendje vjehrrit tuaj”.
Besa u pajtua. “Çfarë duhet të bëja?” Ardhja në Zvicër ishte e vështirë: ajo i kalonte ditët e saj në kuzhinë ose në një karrige në dhomën e ndenjes. Mysafirët duhej të shërbeheshin nga nusja, kështu ishte tradita. Besa, gruaja myslimane, mësoi se ajo ishte martuar në një familje që hidhte poshtë shumicën e ndalimeve nga Kurani. Alkooli ishte pjesë e jetës së përditshme. Burri i saj pinte më shumë se sa i lejohej. Besa i shkroi nënës së saj: “Zvicra është e bukur”.
Pas dy javësh ajo u lejua të dalë jashtë për herë të parë. Në Migros, vjehrritë i thanë që të shkojë pas burrit të saj. Ai natën shkonte në klube, jo rrallë kthehej në shtëpi herët në mëngjes. Bile ishte i pasjellshëm edhe gjatë marrëdhënieve dhe një herë, ai e goditi duke i thënë: “A do fëmijë të zhurmshëm?”.
Një mëngjes, Besniku e pa të veshur me tuta duke larë pjata, ia vuri duart rreth qafës dhe e shtrëngoi. “Po dukesh si një lavire”. Plagët në qafën e saj, Besa i maskoi. Për një kohë të shkurtër ajo humbi gati dhjetë kilogramë. Por më pas mbeti shtatzënë. “Tani gjithçka do të jetë mirë”, shpresonte, por burri i saj dukej se nuk interesohej për fëmijën. Në një moment, ajo në shaka i tha “Babi”. Por, Besniku i bërtiti që të ndalojë me këtë fjalë.
Pas një grindjeje të dhunshme, Besa u përplas në shkallët e bodrumit. Mjeku i diagnostifikoi grithje të rënda në rajonin e mesit.
“Mund të më vrasësh, por fëmija yt do të vdesë”, i tha burrit të saj.
Ai vazhdoi ta rrahë edhe më tej, rrëfen Besa. Në muajin e katërt filloi gjakderdhja. Tek mjeku e shoqëronte kunata e saj: një djalë. Ai jetonte! Menjëherë pas kësaj Besa humbi lëngun amniotik. Vetëm pas katër ditësh, Besniku i lejoi një vizitë tjetër te mjeku. “Unë nuk mund të bëj asgjë më shumë,” tha doktori. Besa mori medikamente që filluan një lindje të heshtur. Kunata ishte në krye të krevatit, vjehrra pranë këmbëve të saj. Besnik doli për një shëtitje.
Edhe pas gati tre vitesh, ajo e ka të vështirë të flasë për të. Rrëketë e lotëve e trondisin, lotët e saj formojnë pellgje të vogla në tavolinën e kafenesë. Në kohën e lindjes së foshnjës, Besa nuk fliste gjermanisht. Vetëm shumë më vonë ajo mësoi se mjeku e kishte këshilluar që shkaku i vdekjes të sqarohej. Burri i saj kishte refuzuar.
Besa iu lut vjehrrit të saj që të fliste me djalin e tij. “Ai e ka fëmijën tonë në ndërgjegjen e tij”. Vjehrri i kërkoi kohë dhe heshtjen e Besës.
“Nëse vazhdon me probleme, do të kthejmë prapa”, e kishte kërcënuar Besniku disa ditë më vonë.”Ku?”, pyeti Besa. Por, ajo e dinte se në shtëpi.
Besniku ia mori Besës celularin dhe e dërgoi në Kosovë. Për një javë është dashur të përballet me një lojë të keqe me prindërit e saj. Ai vetë shkoi në Shqipëri. Besa nuk i tha asgjë. Prindërit e saj i thanë: “Ti ke dashur kështu”. Besa e kuptoi se në çfarë situate të vështirë e kishte sjellë familjen e saj. “Çfarë ka ndodhur me vajzën tuaj?” pyetën të afërmit. “Pse nuk është me burrin e saj?”.
Në dosjen, të cilën Besa më vonë ia dorëzoi policisë, qëndron se në gusht të vitit 2015, ajo u përpoq ta vrasë veten.
Klinika diagnostikoi “një gjendje depresive me natyrë të rëndë”. “Duhet të largohesh nga këtu”, i tha babai. Vëllai i saj ia kishte fshehur disa të holla sa për një biletë kthimi në Zvicër. Shtëpia e grave të dhunuara në familje nuk e pranoi, pasi gjithnjë e më tepër mungonin mjete për përkrahje të viktimave të dhunës.
Më vonë, gjykatësit do t`i thonin se ajo duhet t`i fotografojnë lëndimet e saj dhe të ngrit padi penale kundër bashkëshortit të saj. Besa gjen strehë tek e dashura e një kushëriri. Në nëntor të vitit 2015, Besniku u paraqit në komunë dhe njoftoi se ai jetonte i ndarë nga gruaja e tij.
“Po, Besa?”, pyesnin në Kosovë të afërmit dhe të njohurit. Këshilli i pleqve u mblodh për të diskutuar situatën në shtëpinë e Besës. Kjo është ajo që e kërkon Kanuni i “Lek Dukagjinit”. Kur bëhet fjalë për çështje familjare, ligji zakonor i shekullit XV luan një rol në Shqipëri dhe disa pjesë të Kosovës. Ai parasheh që të falen gjerat, apo të pastrohet sërish fytyra e çnderimit.
Kanuni thotë: Një grua e martuar që jeton e vetme, sjell turp në familjen e saj. Një burrë mund ta dëbojë gruan e tij, por vetëm nëse mund ta justifikojë atë. Nëse ndokush e lëndon gruan e vet dhe ajo ankohet te prindërit e saj, ai është i detyruar të japë llogari.
Besniku refuzoi të marrë pjesë në aktgjykim. Ai dërgoi njërin nga xhaxhallarët. “Ajo nuk vjedhi, nuk mashtroi dhe nuk është fajtore për vdekjen e djalit të saj”, konkluduan burrat e moshuar. “Ajo i përket burrit të saj.” Nëse ai nuk e merr sërish atë, i mbetet familjes së Besës për të rivendosur rendin.
Besniku e thirri Besën, “A do të vish apo do të qëndrosh këtu?”. Besa i tha se nuk mund të duronte më rrahje dhe dëshira e saj ishte të punonte. “Në shtëpinë time, ti nuk mund të vendosësh rregulla”, i tha personi i cili dikur i kishte dhënë komplimente aq të këndshme.
Besa nuk mundi të flej asaj nate. Ajo e dinte se po që se nuk pranonte, do të nxiste një gjakmarrje mes familjeve. Por ajo gjithashtu ishte e vetëdijshme se nuk mund të jetonte më kështu. Në këtë periudhë i ndihmoi një hoxhë. Ajo gjeti një punë, një banesë. Së shpejti ajo filloi të flasë rrjedhshëm gjermanisht, shefi i ofroi një trajnim. Por, kjo nuk e ndryshoi presionin që po ndikonte tek babai dhe vëllezërit e saj.
Në mars të vitit 2016, Besniku kontaktoi policinë zvicerane. Ai u ndje i kërcënuar nga të afërmit e gruas së tij. Besa iu lut vëllait të saj, “Le të qetësohet situata”. “Kjo nuk është në duart tona”, u përgjigj ai.
Gjatë natës, para banesës së Besës, disa herë u parkua një veturë. Në të ishin të afërmit e bashkëshortit të saj, njofton më tej Albinfo.ch.
Para pak kohësh, ajo e pranoi edhe vendimin e divorcit. Gjykatësit kishin vendosur që të largohej nga Zvicra. Sipas Ligjit për të huajt, martesa ishte shumë e shkurtër, për të fituar të drejtën për të qëndruar në Zvicër. “Martesa e shkurtër,” habitet ajo e mbuluar në lot. “Për mua zgjati 100 vite”.
Besa nuk mund të kthehet në Kosovë. Jo si e divorcuar, që i rezistoi vendimit të Këshillit të pleqve. “Kohët kanë ndryshuar”, i shkroi babait të saj. Por, heshtje, ai nuk përgjigjet. Ajo nuk ka plan për momentin, po që se zyrtarët do të qëndrojnë para banesës së saj. “Do të luftoj ose do të vdes”.
Ish burri i saj kohëve të fundit ka sjellur një grua të re në Zvicër, rrëfen Besa. Ajo është 18-vjeçare dhe nga një zonë e largët në Shqipëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje