Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për flirtim, për darkë, intervistë për vendin tuaj të ri të punës: çdokund do t'jua shikojnë gishtat ...
‘Duart zbulojnë se kush jemi’, thotë një fjalë e vjetër popullore. Dhe për këtë nuk duhet të jemi profet: edhe neve një shikim i shkurtër tek duart na zbulon shumë gjëra për një njeri – e jo vetëm moshën e tij.
Nuk janë vetëm ndihmës të rëndësishëm, por edhe vizitkarta jonë në fushën e bukurisë. Për këtë arsye duhet edhe t’i mirëmbajmë.
Përgjithmonë e re dhe e bukur
Në pjesën e jashtme të dorës, lëkura ka shumë pak gjëndra dhjamore dhe për këtë arsye edhe një shtresë tejet të hollë mbrojtëse. Mu për këtë, me kalimin e kohës, lëkura e humb elasticitetin dhe mund të vërehen shenjat e plakjes së lëkurës. Kjo është arsyeja pse pas çdo larjeje, duart duhet t’i lyeni me krem! Në këtë mënyrë, lëkura furnizohet me yndyrë dhe lagë shti të mjaftueshme dhe mbetet e butë dhe e lëmuar. Këshillë: lëngjet speciale kundër plakjes ju mbrojnë nga "njollat e plakjes" në lëkurë.Për duar të buta
… këshillohet që së paku një herë në javë të zhvoshket lëkura e duarve. Në këtë mënyrë do të largoni zbokthin e terur të lëkurës dhe duart e vrazhda sërish bëhen të buta si mëndafsh. Këshilla për të kursyer: ata që dëshirojnë, mund të përziej në vetë materialin për zhvoshkjen e lëkurës! Përzieni ca vaj për foshnje, respektivisht vaj lule dielli me sheqer dhe fërkojini me të duart për dy minuta. Ndihmon gjithashtu, nëse gjatë larjes i fërkoni fuqishëm duart me furçë, pasi kjo e stimulon qarkullimin e gjakut!
Pastrimi i këndeve
Parandalon lëkurën e thyeshme të thonjve: lëkurën bëjeni të lëmueshme me krem apo me zbutës të lëkurës së thonjve, e më pas shtyjeni prapa përzierjen me kujdes dhe butësi, me ndihmën e një shkopi. Kujdes: kurrë mos i prisni thonjtë me gërshërë! Më pas, duarve u bëni masazh me vaj ulliri apo krem për lëkurë të thonjve.
Maska
Një përkujdesje e jashtëzakonshme gjatë natës: lyejini duart me krem të trashë, vendosni në duar dorëzat nga pambuku, bartini gjatë gjithë natës, në mënyrë që lëkura të thithë yndyrën. Edhe më regjeneruese janë të ashtuquajturat maska javore.
Forcon lëkurën dhe thonjtë: trajtojini duart me vaj të nxehtë ulliri për 5-10 minuta. Më së miri në mbrëmje. pasi Që atëherë duart kanë veti më të mira thithëse.
Thonjtë e përkryer
Pa marrë parasysh se a me ngjyrë të kuqe, apo me ndriçim: para se ta vendosni llakun, thonjtë duhet të jenë në formë të përkryer!
1. Forcimi
Çka ju ndihmon vërtet kundër thonjve të thyeshëm?
* Për katër javë me radhë i lyeni thonjtë me materie për forcimin e thonjve. Edhe masazhet, me ca pika vaji të nxehtë ulliri, i bëjnë thonjtë më të qëndrueshëm.
* Prodhimet ushqimore, të pasura me kalcium (si për shembull qumështi, perimet e gjelbra), zinku (arrat) dhe një trajtim me ndonjë krem, forcojnë thonjtë nga brenda.
2. Shkëlqimi i thonjve
Thonj me ngjyrë të verdhë? Thonjtë marrin këtë ngjyrë për shkak të pigmenteve të ngjyrës së llaqeve, të cilat kanë depërtuar në pllakën e thoit.
* Për të parandaluar këtë, përdorni llak special, për të lyer thonjtë, para se t’i lyeni ata me llak me ngjyrë.
* Thonjtë pa llak, në vazhdimësi fërkojini me një gjysmë limoni.
* SOS-ndihmë: përdorni zbardhës për thonjtë: ai i ndriçon thonjtë dhe u jep një shkëlqim të lehtë.
3. Formësimi
Ato që ndjekin trendet, thonjtë gjatë vjeshtës dhe dimrit i lyejnë me ngjyrë të kuqe dhe i mbajnë të shkurtë – por gjithsesi të formësuara në formë të lehtë këndore.
Me rëndësi: për të mbrojtur thonjtë nga plasaritjet, skalitini vetëm në një drejtim, nga jashtë brenda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës