Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ngelur gojëhapur nga një fans i saj.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shihet duke biseduar me një fans të zjarrtë të saj, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët kur është takuar me yllin shqiptar.


I njëjti i ka rrëfyer Rexhës faktin se sa shumë e ka ndihmuar ajo me muzikën e saj, përkatësisht me këngët e albumit "Better Mistakes" - cili është një album kryesisht me këngë dedikuar ndërgjegjësimit për shëndetin mendor.

"Unë u zhvendosa në Tenese, depresioni im po bëhej akoma më keq dhe 'Better Mistakes' erdhi", dëgjohet duke thënë mes të qarash fansi, ndërsa 33-vjeçarja i thotë: "Le të provojmë të shijojmë këtë moment, ti je i fortë".

Ndërkohë, kur interpretuesja e hitit "I'm a mess" e pyet për moshën dhe ai i tregon që është vetëm 18 vjeç, Bebe Rexha kthehet nga e ëma e tij dhe i thotë: "18, ai është një bebe".

"Unë do ta bëj përpara teje", i thotë fansi, ndërsa tutje këngëtarja e pyet "Çfarë do të bësh përpara meje?".

"Unë jam një homoseksual", thotë fansi duke deklaruar orientimin e tij seksual në publik, gjersa nëna e tij i drejtohet duke i thënë: "Është në rregull, unë ende të dua ty".

"Unë takova një fansin më të dashur dhe nënë tij natën e kaluar dhe pas mbarimit të koncertit, gjëja më e ëmbël në botë ndodhi pikërisht përpara meje. Më kujton mua faktin se pse bëj muzikë", ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.

beb1 1

Duket se edhe këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka mundur t'i mbajë lotët në këtë moment kaq emocionues. /Telegrafi/

beb2 1