“Fillova me shampanjë që në mëngjes”, tregon këngëtarja shqiptare e cila gjatë ditës së premte kremtoi një ndër sukseset më të mëdha në karrierën e saj.
Dua Lipa ishte në një takim të premten në mëngjes, kur telefoni i saj bëri zhurmë. “Kur njerëzit filluan të më flisnin, dija që diçka kishte ndodhur”, ka thënë 23 vjeçarja për Billboard.

Kjo gjë doli të jetë ajo që Lipa e quan “kulmin e suksesit të vitit të ardhshëm”: Dy nominime në “Grammy Awards”, për kategoritë “Artisti i ri më i mirë”, dhe “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Electricity”, të cilën ajo e solli në ashkëpunim me Mark Ronson edhe Diplon.
“Unë e ndalova takimin sepse fillova të qaj”, thotë ajo. “Unë nuk kam qenë në gjendje ta besoj atë. Kam qarë gjithë mëngjesin. Unë jam me të vërtetë e ngazëllyer dhe mirënjohëse. Është e vështirë për mua që ta përshkruaj me fjalë”, ka treguar e emocionuar këngëtarja shqiptare për Billboard.

Përveç kësaj, ajo nuk e harron asnjëherë origjinën, dhe edhe këtë herë Dua është shprehur sikur ndjehet se përfaqëson vendin e saj në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm.
“Është nominimi më i rëndësishëm që mund të marrësh. Kaq shumë artistë që unë i kam pasur inspirim tërë jetën janë nominuar, dhe jam kaq e lumtur. Fakti që jam nga Kosova dhe e shoh sa shumë rëndësi ka për njerëzit atje, e bën edhe më të çmendur gjithë këtë. Ndjej se po e përfaqësoj veten, por edhe Britaninë e Madhe dhe Kosovën. Është një moment i madh krenarie për mua”, ka thënë Dua për Billboard.

Si një artiste që i ka kënduar fuqizimit të femrës, Dua thotë se ndjehet mirë që shumica e të nominuarve ishin femra këtë vit, madje ajo tha se nominimi i saj e bënë të ndjehet e veçantë për shkak të mungesës së femrave që fituan çmime “Grammy” këtë vit, gjë e cila frymëzoi edhe fushatën #GrammysSoMale. (Në përgjigje të kritikave, presidenti i tanishëm i Akademisë së Regjistrimit, Neil Portnow, tha se femrat duhet “të rriten” nëse duan të shohin veten më mirë të përfaqësuar).
“Ndjehem sikur industria ka qenë e dominuar nga burrat për një kohë kaq të gjatë” tha Dua Lipa. “Të zgjohemi dhe të nominohemi në kategorinë më të mirë të artistit të ri, ku çdo artist, përveç dy fëmijëve (Luke Combs dhe Greta Van Fleet), është femër, kjo është një ndjenjë vërtet e mirë. Unë jam aq krenare për të gjitha vajzat, sepse ndihem sikur ne duhet të punojmë pak më shumë, dhe kjo nuk po i heq meritat artistit mashkull – e di se si mund ta kërkojë këtë punë. Unë thjesht ndjehem shumë mirënjohës që jam nominuar së bashku me shumë femra të talentuara që i admiroj, dhe disa madje i quaj mikeshat e mia”, ka përfunduar Lipa. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

Sabrina Carpenter shkakton debat me veshjen dhe lëvizjet provokuese, gjatë performancën e saj në O2

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Hailey Bieber reagon ndaj akuzave për thumb ndaj Selena Gomez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa