LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa merr vëmendjen me dukjen në të verdhë, ndërsa shijon jetën e natës me shoqëri

Dua Lipa merr vëmendjen me dukjen në të verdhë, ndërsa shijon jetën e natës me shoqëri

Dua Lipa veshi një mini fund me material lëkure teksa shijoi një natë me disa miq të enjten.

Këngëtarja 27 vjeçe, dukej me stil si kurrë më parë në veshjen e verdhë që e kombinoi me një palë çizme të mrekullueshme metalike të gjata deri tek gjuri.

Duke ndarë një seri fotografish në Instagram, Dua gjithashtu kishte të veshur një bluzë të bardhë dhe vendosi një xhaketë motorrike sipër saj, shkruan DailyMail.


Ajo i kishte lënë flokët e saj të zeza në valë të lirshme, gjersa kishte aplikuar një makijazh të bronztë për të kompletuar pamjen e saj.

Një herë me Ritën tani me Duan, kush është regjisori francez Romain Gravas - simpatia e shqiptareve të famshme?
Lexo po ashtu Një herë me Ritën tani me Duan, kush është regjisori francez Romain Gravas - simpatia e shqiptareve të famshme?

Në përditësimin e rrjeteve sociale, ajo pozoi për fotografi me miqtë e saj përpara se të shkonte në një lokal ku shijonte një cigare.

Thuhet se Dua është duke vënë prekjet e fundit në albumin e saj të tretë ‘vërtet personal’, i cili do t’i pasojë albumit të saj të dytë në karrierë dhe shumë të suksesshëm, “Future Nostalgia”.

Është pohuar se ajo do të jetë ‘shumë më zbuluese në tekstet e saj’ në epokën e saj të re muzikore dhe ka shkruar vetë vargje për çdo këngë.

Fituesja e gjashtë herë e çmimit “Brit Award” thuhet se ka kaluar tashmë qindra orë në studion e incizimit duke punuar për këtë album në ardhje.

Një burim i brendshëm i tha gazetës The Sun: “Albumi i tretë i Duas është vërtet personal për të dhe ajo ka qenë e pranishme në çdo hap”.

“Ajo ka kaluar qindra orë në studio dhe ka kompozuar për çdo këngë – kjo është me të vërtetë e rëndësishme për të”.

Burimi la të kuptohet edhe për bashkëpunime në album pasi ‘artistët e talentuar’ kanë kërkuar të punojnë me të.

Nuk dihet ende saktësisht se kur Dua do të nxjerrë në treg albumin e saj të ri, por ajo pritet të publikojë ‘të paktën një muzikë të re’ para fundit të vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Publikohen sekuencat e plota në 'Prime' - si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë

Publikohen sekuencat e plota në 'Prime' - si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë

Magazina
Kalo në kategori