Nuk ka asnjë kompromis me interesat kombëtare, Mali i Zi nuk do të bëhet kurrë Sparta Serbe, as krahina e Shqipërisë së Madhe apo ndonjë shtet, tha kreu i koalicionit “Bardhë e Zi”, Dritan Abazoviq, duke thënë se nuk do të ketë vend për Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) në qeverinë e ekspertëve.

Kështu tha në konferencën e sotme duke dënuar me forcë trazirat në rrugë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, raporton portali Pobjeda.


"Unë u bëj thirrje qytetarëve të jenë të qetë, do të ketë kohë për të festuar. Qëndroni në shtëpi, na duhet mençuri. Askujt nuk i duhen tensione përveç atyre që kanë humbur pushtetin", vuri në dukje ai.

1598951469 abazovic i

Ai tha se ata që, përkundër të gjitha thirrjeve, nuk heqin dorë nga festimet, kanë interes të mos ndryshojnë asgjë, transmeton Telegrafi.

"Por ne nuk duhet t’i pranojmë ato (rezultatet). Mali i Zi mund të zhvillohet vetëm si një shtet civil dhe të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Ne nuk po heqim dorë nga këto postulata - kush nuk i pëlqen një shtet i tillë, nuk mund të jetë partneri ynë", tha Abazoviq.

Theksojmë se bazuar në 98.55 për qind të mostrës së përpunuar të materialit zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi njoftoi të hënën rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të cilave, Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviq, ka fituar 35.12 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi” 32.54 për qind të votave.

Sipas rezultateve të KSHZ-së, koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka siguruar 12.55 për qind të votave, “E bardha në të zezë” më 5.57 për qind, Socialdemokratët më 4.09 për qind, Partia e Boshnjakëve më 3.81 për qind, Partia Social-Demokrate më 3.14 për qind, Lista Shqiptare më 1.61 për qind dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” më 1.16 për qind. /Telegrafi/