LAJMI I FUNDIT:

Drita ngec në udhëtim ndaj Feronikelit ’74 – barazimi i dytë për vendasit këtë sezon

Drita ngec në udhëtim ndaj Feronikelit ’74 – barazimi i dytë për vendasit këtë sezon

Drita ka luajtur baras me rezultat 0-0 në udhëtim ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Rastin e parë për gol mysafirët e patën në minutën e tretë përmes Arb Manajt, por gjuajtja e tij me kokë shkoi jashtë portës.

Vendasit treguan dhëmbët me Sahitin, gjuajtja e të cilit në minutën e 21-të shkoi fare pranë portës së Faton Malokut.


Pak çaste para përfundimit të pjesës së parë, Maloku u detyrua të intervenojë për t’ia mohuar golin Hasan Hysenit.

Mundësinë më të mirë për gol ndoshta në të gjithë takimin Drita e pati në minutën e 70-të, kur Veton Tusha pas një tollovie gjeti portën, por u ndal nga Borsellini.

Në minutat shtesë të pjesës së dytë, Hyseni lëshoi një rast ideal për vendasit duke mos arritur të shënojë në portën e zbrazët.

Ky barazim ishte vetëm i dyti për Feronikelin ’74 të cilët ndeshjet tjera i kanë humbur, teksa për Dritën është i dyti radhazi pas atij në derbi ndaj Gjilanit.

Pas javës së nëntë Drita mban pozitën e pestë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa Feronikeli ’74 vazhdon në fund të tabelës me dy pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

La Liga
Kalo në kategori