Drita luan për tjetër histori të futbollit kosovar ndaj Legias, formacionet zyrtare

Drita ka arritur në raundin e tretë të Ligës së Evropës, duke u futur në histori të futbollit kosovar.
Deri në këtë raund asnjëherë ndonjë skuadër kosovare nuk kishte arritur dhe ky është një sukses i madh i gjilanasve.
Gjilanasit sonte përballën me Legian në Varshavë, në një ndeshje ku synojnë të arrijnë në fazën e Play-Offit të Ligës së Evropës.
Një fitore e mundshme e gjilanasve do të bënin që ata të bënin tjetër histori në një takim ku nuk pritet të jetë aspak i lehtë.
Gjithsesi tanimë dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes e cila pritet të jetë shumë e luftuar, ndërsa fituesi në play-off do të luaj si vendas me Qarabag.
Mungesa më e madhe për Dritën do të jetë ajo e kapitenit Ardian Limani i cili është i lënduar dhe nuk është rikuperuar në kohë për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Legia:Boruc, Juranovic, Wieteska, Jedrzejczyk, Mladenovic, Karbownik, Susz, Wszolek, Luqunhas, Valencia, Pekhart.
/Telegrafi/




















































