Site icon Telegrafi

Drita i buzëqesh edhe më shumë titullit – ngecin Ballkani dhe Prishtina  

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 21-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan befasitë, por në përgjithësi ishte një xhiro e varfër sa i përket golave. 

Ballkani që pritej që të sfidojë Dritën për titullin e kampionit, ka ngecur në shtëpi ndaj Feronikelit duke barazuar me rezultat 1-1. 

Drita ka përfituar nga kjo, pasi ka fituar në shtëpi ndaj Suharekës me rezultat 2-0, duke rritur epësinë në pikë. 

Llapi nuk ka shkuar më shumë se sa një barazim pa gola në shtëpi, duke luajtuar me Malishevën me rezultat 0-0. 

Ferizaj ka fituar në shtëpi ndaj Prishtinës me rezultat 1-0, me një gol të Albion Kurtaj.  

Dukagjini dhe Gjilani kanë barazuar me rezultat 0-0, por që një moment në sekondat e fundit të ndeshjes krijoi paknaqësi të mëdha te mysafirët që janë të bindur që i është mohuar një penallti. 

Drita tani ka 47 pikë në vendin e parë, duke bërë një hap të madh drejt titullit kampioni, edhe pse kanë mbetur edhe 15 ndeshje deri në fund. 

Ballkani me gabimet në stinorin pranveror ka 37 pikë, tri më shumë se sa Malisheva që është në vendin e tretë. 

Prishtina është në vendin e katërt me 29 pikë, me Gjilanin që mbetet pas tyre me vetëm një pikë më pak, 28 sosh.  

Suhareka dhe Ferizaj tani kanë nga 27 pikë, duke mbajtur pozitat gjashtë dhe shtatë.  

Dukagjini është në zonën e barazhit me 25 pikë, duke e bërë edhe më interesant luftën për mbijetesë. 

Llapi assesi të dal nga zona e rënies, pasi me 22 pikë mban vendin e nëntë në renditje. 

Feronikel 74 vazhdon të befasojë më paraqitje të mira, ku me barazimin ndaj Ballkanit tani ka 11 pikë.  

Në javën e ardhshme atë të 22-të takohen: Suhareka – Gjilani, Feronikeli 74 – Dukagjini, Drita – Ferizaj, Malisheva – Ballkani, Prishtina – Llapi./Telegrafi/  

 

Exit mobile version