Disa nga banorët e Big Brother VIP Kosova 3 kanë diskutuar në ditën e sotme (e mërkurë) për disa artistë shqiptarë.

Kjo pasi në sfond po dëgjonin disa këngë, ku edhe analizonin këngëtarët, derisa Vullnet Krasniqi nuk i kurseu kritikat rreth tyre.


Ata po komentonin një prej projekteve të Xhensila Myrtezajt me Ardian Bujupin, e për këtë të fundit gazetari tha se ka fituar “The Voice” në Hamburg.

Screenshot 11 19 Foto: Screenshot/YouTube

Drilon Rama më pas zbuloi një histori që ka të bëjë pikërisht me këtë këngëtar që është shqiptar, por i rritur në Gjermani.

Ai tha se në kohën kur ishte pjesë e këtij kompeticioni, shpenzoi shumë para për të.

Screenshot 12 17 Foto: Screenshot/YouTube

Ndonëse boksieri ishte i vogël, ai tha se shpenzoi mbi 200 euro duke dërguar mesazhe në përkrahje të Bujupit.

Banorët reaguan menjëherë, por tha që babai i kishte thënë se duhet mbështetur shqiptarët. /Telegrafi/