Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë, para dy ndeshjeve me Sllovakinë dhe Islandën. Dardanët po stërviten në Marigona Residencë, derisa të hënën do të udhëtojnë drejt Bratisllavës për dy takimet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.
Basketbollisti i Kosovës, Drilon Hajrizi ka folur për rrjedhën e përgatitjeve dhe dy ndeshjet e nëntorit.
“Ne do të kemi edhe dy teste PCR para zhvillimit të ndeshjeve, ku do të mësohet cili do të jetë ekipi i kompletuar për këto dy sfida. Me këtë fond të lojtarëve që jemi momentalisht, ne jemi duke u stërvitur maksimalisht dhe do të mundohemi të japim maksimumin. Sigurisht se nuk është e lehtë, pasi pandemia ka shkaktuar probleme, jo vetëm tek ne, por në mbarë botën, por besoj se me këso probleme po ballafaqohen edhe skuadrat kundërshtare, edhe pse nuk e kemi 12-shen e tyre”, është shprehur Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.
Kapiteni i Pejës ka folur edhe për synimet në këto ndeshje. “Ne do të japim maksimumin në këto dy sfida pa marrë parasysh se kush do të luaj. Nëse japim maksimumin, atëherë mund të kemi rezultate pozitive”, është shprehur tutje Hajrizi.
Përballja e parë do të jetë ndaj Sllovakisë më 26 nëntor, kurse pas dy ditësh do të përballen me Islandën.
Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëIkona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi
Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin
Gjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij
Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos
Euro 2027 bashkë Shqipëria dhe Serbia – kjo është përgjigja e Arbnor Morinës
Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe