Drew Barrymore zbulon sekretin e plakjes natyrale

Drew Barrymore, 50 vjeçe, ndau këshillat e saj për plakjen natyrale gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në "The Drew Barrymore Show".
Aktorja, e cila pranoi më parë se në moshën 17-vjeçare kishte bërë një zvogëlim të gjoksit, tha se nuk ka kryer ndonjë ndërhyrje në fytyrë dhe dëshiron të qëndrojë natyrale sa të mundet.
"Unë nuk kam bërë asgjë dhe dua të vazhdoj kështu", tha Barrymore, duke shtuar se respekton zgjedhjet e kujtdo tjetër: "Të gjithë jemi në rrugën tonë dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin”.
Duke folur për vetëbesimin, ajo pranoi se ka pasiguri për shenjat e plakjes, si "qafa e gjelit", por përpiqet të jetë e sjellshme me veten.
"Një buzëqeshje është më e mirë se çdo buzëkuq që do të blini", tha Drew, duke theksuar rëndësinë e një dialogu të brendshëm pozitiv.
Ylli i "Never Been Kissed" i inkurajoi fansat të mos jenë kritikë me veten: "Nuk është mënyra si dukesh, por si ndihesh”.
Reagimet në rrjet ishin shumë pozitive, me ndjekës që e vlerësuan mesazhin e saj për vetëpranimin dhe forcën mendore. /Telegrafi/




























































