Drenica ka arritur të shënoi fitore të lehtë ndaj Hajvalisë.

Kuqezinjtë kan triumfuar me një lojë sulmuese ku në fund realizuan katër herë për 4-0.


Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.

Por me të filluar 45 minutat e dytë, Drenica tregoi fuqinë përballë Hajvalisë.

Golin e parë në ndeshje e shënoi mesfushori Taulant Dajaku në minutën e 46-të.

Vetëm një minutë më vonë, ishte sulmuesi Granit Arifaj që shënoi për 2-0.

Pesë minuta para fundit të ndeshjes, ishte sulmuesi i talentuar, Kreshnik Lushtaku që shënoi për 3-0.

Golin e fundit në ndeshje e realizoi Granit Arifaj.

Me këtë fitore, Drenica qëndron e qetë pasi është shkëputur dukshëm nga skuadrat që po luftojnë për mbetje në elitë.

Drenicasit janë në pozitën e shtatë me 37 pikë të tubuara. /Telegrafi/

telegrafi sport app