Drenica “arrë e fortë” për Gjilanin, Genc Hamiti hero i “Shqiponjave të Zeza”

Pas Dritës, Drenica i ka arkëtuar pikët e plota edhe në udhëtim te Gjilani.
Skuadra e Bylbyl Sokolit iu gëzua fitores në “frymën e fundit” falë golit të Genc Hamitit, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 0-1.
Përballja ishte tepër e barabartë nga fillimi, ku të dy skuadrat kishin raste shënimi por larg konkretizimit.
Gjilani krijoi më shumë aksione derisa Drenica tentoi me kundërsulme, por deri vonë asnjëra nuk ishte konkrete.
Kur të gjithë prisnin që gjithçka të mbyllet me barazim, në skenë doli që ia fitoi pikët e plota Drenicës.
Drenica me këtë fitore të madhe renditet në pozitën e tretë me 10 pikë derisa Gjilani qëndron në pozitën e pestë me shtatë sosh./Telegrafi/
Standings provided by Sofascore

Nga
Telegrafi
25/09/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































