Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, është në Londër për të negociuar me Tottenham Hotspurin për Moussa Dembélén.

Belgu do t’i mbush 31 vjet në korrik dhe ka mjaftë përvojë, ndërsa është ftuar edhe nga Roberto Martinez te Belgjika për Kampionatin Botëror.


Lojtari ka qenë i lidhur me një lëvizje te Napoli gjatë ditëve të fundit.

GettyImages 888923466 Mousa Dembele i Tottenham . (Photo by Steve Bardens/Getty Images)

Por sipas Corriere dello Sport, Ausilio ka fluturuar në Londër për ta parë se a do të mund ta mbyll këtë marrëveshje në favor të Nerazzurrëve.

Spursat kërkojnë 30 milionë euro për Dembéléb, i cili e ka kërkuar largimin nga klubi.

GettyImages 953200132 Dembele drejt Interit . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Nëse Interi merr dritën e gjelbër, nuk mundet ta blejë deri në korrik.

Nerazzurrët nuk mund të blejnë lojtarë deri pas 30 qershorit.  /Telegrafi/

telegrafi sport app