Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqit, i cili është arrestuar sot nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Avokati i Krasniqit, Taulant Ferizi tha për Telegrafin se klientit të tij i është refuzuar kërkesa për dërgimin e klientit të tij për trajtim shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).
“Nagip Krasniqi aktualisht është në mbajtje, pavarësisht se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar sërish. Kërkesa e mbrojtjes për dërgim në QKUK është refuzuar me arsyetimin se i njëjti ka qëndruar sot njëherë gjatë ditës në QKUK për trajtim. Ne do të shfrytëzojmë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi siç e parasheh ligji”, ka deklaruar Ferizi.
Ferizi tha se nuk është thyer dera e banesës se klientit të tij, dhe se e njëjta është çelur bashkë me Policinë gjatë procedurave hetimore.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se më 19 prill është arrestuar Nagip Krasniqi, nën dyshimet për tri vepra penale.
I arrestuari dyshohet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe konflikt interesi.
Prokuroria Speciale tha se gjatë aksionit të zhvilluar të mërkurën është bastisur zyra e të dyshuarit në Prishtinë, dy banesa në kryeqytetin e Kosovës që ishin në pronësi të tij, me qëllim që të gjenden dëshmi “që kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura”.
“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuterë, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, u tha në njoftim.
Drejtori i KEK-ut është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Arrestimi i drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka nxitur reagime nga drejtuesit e subjekteve politike opozitare.
Krerët e partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK, kanë thënë se kjo është dëshmi e abuzimit të Qeverisë në sektorin e energjisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Administratës: Në MMJPH është kryer inspektim i rregullt, nuk janë marrë kompetencat siç thonë nga BDI

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit