Drejtoria e Bujqësisë në Gjakovë : Fermerët të gatshëm për të filluar procesin e të mbjellave vjeshtore
Fermerët e Komunës së Gjakovës kanë nisur punimin e tokës për të mbjellat vjeshtore, e veçanërisht për mbjelljen e fazës së grurit, ku në procesin e fundit të korrje – shirjeve në Komunën e Gjakovës, kjo komunë kishte të mbjellura rreth 3,000 hektarë me grurë, rendimeti i të cilave ishte 5,000, deri në 5,500 kg grurë për hektarë.
Jetmira Gllogjani Vula, Udhëheqëse e sektorit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Drejtorinë e Bujqësisë në Gjakovë, ka folur për Telegrafin lidhur me procesin e të mbjellave vjeshtore, duke cekur që Komuna e Gjakovës nuk e bën shpërndarjen e farës së grurit.
”Komuna e Gjakovës e specifikisht Drejtoria për Bujqesi, Pylltari dhe Zhvillim Rural nuk e bënë shpërndarjen e farës së grurit për fermerë, dhe nuk kemi kritere që duhen të përmbushen pasi në linjën tonë të subvencioneve nuk kemi shpërndarë farë të grurit.”, tha fillimisht Gllogjani – Vula.
Por pavarësisht që Komuna e Gjakovës nuk e bënë shpërndarjen e farës së grurit, nga informacionet që Drejtoria e Bujqësisë ka siguruar nga puna që zhvillohet në terren, thuhet se këtë vit në raport ,e vitin e kaluar pritet të ketë më shumë tokë të mbjellur me grurë.
”Nga informatat e terrenit në Komunën e Gjakovës priten te mbillen rreth 3500-4000 ha me grurë.”– potencoi Gllogjani – Vula.
Ajo po ashtu ceku që fermerët e Komunës së Gjakovës në raport me rregullat agroteknike tashmë kanë bërë përgatitjet përfundimtare për të filluar me mbjelljen e grurit.
”Fermerët si çdo vit tashmë kanë bërë përgatitjet përfundimtare për të filluar procesin e mbjelljes së grurit, normalisht duke i respektuar masat agroteknike, në mënyrë që të kenë sa më shumë rendiment dhe cilësi më të lartë të grurit.”, përfundoi Gllogjani – Vula. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re