Për nder të 17 Shkurtit - Ditës së Pavarësisë së Kosovës, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu ka pritur në takim nxënësit e shkollës fillore "Shaban Idrizi" në Mitrovicë.

Kadriu i’u ka uruar mirëseardhje nxënësve në Komunën e Mitrovicës, shkruan Telegrafi.


“Drejtoresha znj. Kadriu i uroi nxënësit për angazhimin dhe të arriturat në mësime ndërsa nxënësit e pranishëm, kanë shtuar se është shumë e rëndësishme që nxënësit nga fazat e para të arsimit të tyre të njohin historinë e lavdishme të vendit tone”, thuhet në njoftim.

Nxënësit kanë parashtruar pyetje edhe për pavarësinë por edhe për angazhimet e drejtorisë për ngritjen e cilësisë në arsim. /Telegrafi/