LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Napolit tregon prapaskenat se si e blenë sensacionin e Serie A, Kvicha Kvaratskhelia: E mposhtëm konkurrencën e tri skuadrave të mëdha

Drejtori sportiv i Napolit tregon prapaskenat se si e blenë sensacionin e Serie A, Kvicha Kvaratskhelia: E mposhtëm konkurrencën e tri skuadrave të mëdha

Kvicha Kvaratskhelia është sensacioni i këtij sezoni në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi i talentuar gjeorgjian ka shkëlqyer me Napolin, ku në pesë ndeshjet e para ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër.

21-vjeçari pati paraqitje fantastike edhe në Ligën e Kampionëve, ku në ndeshje ndaj Liverpoolit asistoi për Giovani Simeonen.


Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka zbuluar prapaskenat se s’i arritën ta transferonin sulmuesin e talentuar, derisa e panë atë në kulmin e pandemisë.

“Herën e parë që pashë Khvicën në një video ishim në mesin e pandemisë. Ai duhet të ketë qenë 19 vjeç, por tashmë i mirë me këmbët e tij”.

“Gattuso ishte ende te ne dhe ne e pëlqejmë menjëherë, mbaj mend që telefonuam Kaladze për të pyetur rreth tij”.

“Ai ishte duke shkuar te Lokomotiv Moska, pa u habitur, por Rubin Kazan ishte më shpejtë dhe e morën atë”.

“Rubin na kërkuan 30 milionë, ne mbyllëm kontaktet para se të fillonim negociatat”, tregon Giuntoli.

Tutje drejtori sportiv i Napolit tha se pas luftë Rusi-Ukrainë, Kvara u bashkua me Dinamo Tibilisin dhe marrëveshja ishte më e lehtë, derisa zbulon se fituan garën për yllin gjeorgjian me Romën, Juventusin dhe Real Sociedadin.

“Kur shpërtheu konflikti në Ukrainë në shkurt, Kvara u kthye në Dinamo Batumi në Gjeorgji”, rrëfen Giuntoli në një intervistë për Corriere dello Sport .

“Ajo ishte kur ne u dorëzuam me një propozim për kontratë. Ne e mbyllëm marrëveshjen për 10 milionë euro”.

“Ne ishim më të shpejtë në negociatat tona se Juventusi, Roma dhe Real Sociedad”, u shpreh drejtori sportiv i Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Ndërkombëtare
Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori