LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i SHKK-së priti në takim ambasadorin e Hungarisë, diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve

Drejtori i SHKK-së priti në takim ambasadorin e Hungarisë, diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze, me të cilin diskutuan rreth gjendjes aktuale në institucionet korrektuese dhe mundësisë së bashkëpunimit të të dyja vendeve në fushën e korrektimit.

Drejtori i përgjithshëm i SHKK-së, Thaçi gjatë takimit e informoi, Bencze, rreth sfidave dhe të arriturave të SHKK-së, reformave, menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19 brenda institucioneve korrektuese, si dhe programeve trajnuese për stafin dhe të burgosurit.

Ambasadori, Bencze, falënderoi drejtorin Thaçi për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij për ta mbështetur SHKK-në në rrugëtimin e saj drejt reformave dhe avancimit të vazhdueshëm, si në fushën e sigurisë ashtu edhe në atë të burimeve njerëzore. Po ashtu, për oficerët korrektues studentë të nivelit master të fushës së sigurisë dhe asaj të korrektimit të të burgosurve ofroi mundësi studimi në universitetet e Hungarisë.


Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit, në atë mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella, të ekspertëve dhe shkëmbimin e përvojave më të mira për të dyja palët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Lajme
A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare ​“L’albanese d’Italia”

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare ​“L’albanese d’Italia”

Lajme
Kalo në kategori