Sot, më 29.06.2023, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, së bashku me drejtorin e Departamentit të Kufirit Ragip Bunjaku, vizituan tre policët e PK-së, të cilët ishin të kidnapuar nga forcat e armatosura serbe më 14 qershor.
Drejtori Hoxha u shpreh se ndihet i gëzuar që tre policët e Policisë Kufitare të PK-së, të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Republikës së Kosovës, tashmë janë liruar.
Ata janë mirë dhe iu kthyen familjes së tyre, kolegëve e institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Ai shprehu mirënjohjen dhe i inkurajoi ata për qëndresën dhe besimin e treguar, si dhe falënderoi ata për punën dhe angazhimet e tyre në kryerjen e detyrave policore me theks të veçantë luftën kundër kontrabandës e krimeve ndër-kufitare. Familjet e policëve të rrëmbyer me 14 qershor e tashmë të liruar, i uroi që festën e Kurban Bajramit e pritën së bashku me më të dashurit e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Drejtori i përgjithshëm së bashku me manaxhmentin e PK-së që vizituan policët, ndër të tjera u ofruan mbështetjen dhe përkrahjen morale për ta dhe presin që të njëjtit t’u kthehen punëve dhe angazhimeve policore në të mirë të vendit e qytetarëve pa dallim./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëYmeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?
Personi që u gjet i vdekur në veturë në Sllatinë, shtetas i Shqipërisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë