Drejtori i Gjinekologjisë bën thirrje të vaksinohen shtatzënat dhe nënat gjidhënëse
Shtimi i infektimeve me coronavirus në Kosovë, ka rritur edhe kërkesat për hospitalizim të grave shtatzëna.
Vetëm gjatë kësaj jave në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK, trajtim spitalor kanë kërkuar katër shtatzëna, ku njëra prej tyre vazhdon të jetë me oksigjenoterapi.
Drejtor i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në QKUK, Jakup Ismajli thotë se edhe nënat gjidhënëse por edhe ato shtatzënë rekomandohet të vaksinohen, pasi më rrezik është COVID-19 sesa vaksina.
“Një numër i madh i shtatzënave po vaksinohen në tepër botën kështu që nuk po kanë komplikime, kurse edhe tek ato gjidhëniet nuk paraqet asnjë komplikim marrja e vaksinës, mirëpo rekomandohet se komplikimet nga marrja e vaksinës janë disa herë më të vogla sesa sëmundja, kështu si thirrje, si apel rekomandohet që të vaksinohen të gjitha shtatzënat”, u shpreh drejtori i Gjinekologjisë .
Ismajli thotë se gjendja e grave të prekura me COVID-19 që po trajtohen në Klinikën e Gjinekologjisë është stabile.
“Me shtimin e numrit të pacientëve të cilët janë infektuar me COVID, normalisht që rritet edhe numri i shtatzënave që atakohen me këtë infeksion. Për momentin kemi katër shtatzëna të hospitalizuar në repartin për COVID, njëra prej tyre ka lindur dje, ka lindje normale i kemi edhe tri shtatzëna ku njëra prej tyre është me oksigjeno-terapi. Gjendja e tyre në përgjithësi është stabile…”, theksoi Ismajli për KosovaPress.
Ai beson që shtretërit e ndarë në repart të veçantë për të prekurit me coronavirus janë të mjaftueshëm.
“Në repartin e dedikuar për përfundimin e lindjeve dhe për përcjelljen e shtatzënive të pacientëve të atakuar me COVID, i kemi 20 shtretër e kemi sallën e lindjes dhe operacionit, besoj që është e mjaftueshme për ta menaxhuar këtë situatë”, theksoi Ismajli.
Sipas tij, shtatzënat e infektuara janë shtatzënë për herë të parë dhe i takojnë moshës nga 20 deri në 30 vjeçare.
“Ne nuk kemi pasur të rënda, në përjashtim të njërës që dje është pranuar, është me oksigjeno-terapi po shihet që po i atakon edhe moshat e reja sepse të gjitha shtatzënat të cilat janë të atakuar janë të moshës së re…nga mosha 20 deri 30 janë shtatzënitë e para”, u shpreh ai.
Gjinekologu Ismajli thotë se në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK brenda gjashtëmujorit të parë kanë lidur mbi 4 mijë bebe.
“Në gjashtëmujorin e parë kemi pasur 4 mijë e 210 lindje nuk vërehet ndonjë rënie në krahasim me vitin e kaluar, shifrat do thotë janë ekuivalente me vitin 2020”, deklaroi ai.
Gjatë kësaj jave Kosova ka shënuar shifra të larta të infektuarve me coronavirus. Ndërsa, si pasojë e kësaj edhe Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masash të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga 20 gushti. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova