Cole Palmer është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe është lojtari i momentit në Ligën Premier.

Paraqitjet fantastike të anglezit kanë bërë që Chelsea të ruaj hapin me skuadrat lidere në elitën e futbollit anglez.


Drejtori i Chelseat, Paul Winstanley beson se Palmer mund ta fitoj çmimin më të madh individual 'Topin e Artë'.

“Cole Palmer mund ta fitojë Topin e Artë një ditë”, parashikoi drejtori i Chelseat, Paul Winstanley në një intervistë për The Telegraph.

Cole Palmer 2

“Pa dyshim që mundet, pa dyshim. Ai ka një personalitet të çuditshëm në fushë, ju mund ta shihni këtë. Mund ta shihni në stërvitje, mund ta shihni në lojëra”, deklaroi drejtori i Chelseat.

Palmer ka arritur të shkëlqejë edhe këtë sezon pas katër golave ​​të tij për Chelsean, raportohet se ka tërhequr interes edhe nga Manchester City.

Ai është bërë shtylla kryesore në sulmin e Enzo Marescas, por ka ende një rrugë për të bërë përpara se të mund të fitoj Topin e Artë, ku sigurisht do t'i duheshin edhe trofetë me klubin. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app