Site icon Telegrafi

Draxler drejt rikthimit në Gjermani, Bayerni futet në garë për të

Julian Draxler do të largohet nga Paris Saint Germain pas katër viteve qëndrim në kryeqytetin francez.

Mesfushori gjerman ishte bashkuar me parisienët në verën e vitit 2017 nga Wolfsburg, ku PSG pagoi 36 milionë euro për të.

Megjithatë lojtari është futur në vitin e fundit të kontratës dhe mund të largohet si i lirë pas dy muajve.

Bisedimet për kontratën e re mes agjentëve të lojtarit dhe klubit nuk kanë shkuar siç duhet dhe Draxler do të largohet si futbollistë i lirë.

Mediat gjermane kanë raportuar se kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munich është interesuar për afrimin e lojtarit.

Bavarezët duan transferimin e Draxlerit në ‘Allianz Arena’, pasi besojnë se gjermani do ta rikthejë formën e dikurshme në Bundesliga.

Gjithsesi afrimin e tij nuk do ta ketë aspak të lehtë Bayern, pasi Draxler po kërkohet nga disa skuadra.

Arsenal, Milan, Roma, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen, RB Leipzig dhe Hertha Berlin janë skuadrat tjera të interesuara për të.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje me PSG-në, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version