LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° lightrain

Dragashi siguron transportin falas për nxënësit edhe në këtë vit shkollor

Dragashi siguron transportin falas për nxënësit edhe në këtë vit shkollor

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka bërë të ditur se transporti për nxënësit do të jetë falas edhe në këtë vit shkollor.

“Edhe këtë vit është siguruar transporti pa pagesë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të shkollës së mesme”, ka njoftuar ai, teksa ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Sipas tij, mbulimi i transportit për nxënësit është i dobishëm në disa aspekte.


“Kjo masë, përveç që do të jetë një lehtësim i barrës financiare për prindërit, do të ndikojë në parandalimin e deformimeve të boshtit kurrizor nga pesha e çantës, do të eliminojë rrezikun e lëndimeve në komunikacion, si dhe do të jetë një mundësi e mirë për nxënësit që ta vazhdojnë shkollimin në Dragash, pa pasur nevojë që të udhëtojnë nëpër qytetet tjera”, ka theksuar Xheladini.

Kryetari i Komunës së Dragashit ka pohuar se kjo masë është siguruar edhe për nxënësit e drejtimit të mjekësisë në ShML “Ruzhdi Berisha”, të cilët udhëtojnë për në Prizren për të realizuar praktikën profesionale. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori