Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth 190 milionë gra, që në përqindje përkthehet në 10 për qind, janë të diagnostikuara me sëmundjen e endometriozës, e cila ka ndikim të madh në jetën e tyre.
Në një intervistë për Telegrafin, Dr.Violeta Binishi – gjinekologe, flet rreth kësaj sëmundjeje, duke treguar fillimisht se çka është endometrioza.
“Endometrioza është sëmundje kur qelizat si ato të endometriumit, pra shtresës së brendshme të mitrës vendosen apo dalin në vende jashtë mitrës. Endometrioza mund të shfaqet te Çdo femër nga cikli i parë menstrual e deri në menopauzë ose deri tek cikli i fundit menstrual. Sëmundja e endometriozës, është një sëmundje kronike dhe është e lidhur me ndikimin hormonal. Këto qeliza reagojnë njësoj në ditët e ciklit menstrual, sikurse edhe qelizat e endometriumit duke shkaktuar gjakderdhje të cilat i përcjell edhe infeksioni”, u shpreh dr.Binishi, shkruan Telegrafi.
Dr.Binishi po ashtu përmendi edhe simptomat e endometriozës, ku një ndër simptomat e kësaj sëmundjeje është edhe infertiliteti.
“Simptomat e endometriozës janë cikli menstrual i cili përcillet me dhimbje, pastaj marrëdhënie seksuale te dhimbshme, dhimbje barku, urinim i dhimbshëm para dhe gjatë ciklit menstrual, gjakderdhje të zgjatura, barkqitja dhe tek disa raste të endometriozës simptomë mund të jetë edhe infertiliteti”, potencoi dr.Violeta Binishi.
Diagnostikimi kësaj sëmundjeje që konsiderohet si “sëmundje e fshehur” mund të bëhet në disa mënyra.
“Diagnostikimi i sëmundjes mund të bëhet me egzaminimin e pelvikut, egzaminimin me ultrazë, rezonancë magnetike, laparaskopi si dhe përmes të dhënave laboratorike”, tha dr. Binishi.
Sipas dr.Binishi, një nga shkaqet e shfaqjes së endometriozës mund të jetë edhe mos aftësia e sistemit imunitar për të “shkatërruar” implantet endometriale.
“Një nga sqarimet për shkaqet e sëmundjes mund të jetë edhe ‘cikli menstrual retrograd’ gjatë së cilit gjaku menstrual përmes tubave të fallopit kthehet në zgavrën e barkut. Pastaj një nga shkaktarët e endometriozës mund të jetë edhe çrregullimi i sistemit imunitar që konsiston në mosaftesinë e organizmit për të shkatërruar implantet endometriale, si dhe teoria vaskulare, ku sipas kësaj teorie qelizat endometriale migrojnë përmes enëve të gjakut nga mitra në organe të tjera duke shkaktuar endometriozën”.
Sa i përket shërimit të endometriozës, Dr.Binishi tha që nuk ka trajtim që mund ta shëroj këtë sëmundje.
“Në fakt nuk ka trajtim që mund ta shërojë endometriozën, por munde të flasim për trajtime që ekzistojnë për të mbajtur nën kontroll simptomat e endometriozës.
Analgjetiket përdoren mjaft shpesh për trajtimin e dhimbjeve edhe pse nuk kanë efekt në të gjitha pacientet. Terapia hormonale (kontraceptivët) dhe trajtimi kirurgjikal, duke përfshirë heqjen e vatrave të endometriozës.”, potencoi ajo.
Përveç dhimbjeve në zonën e pelvikut, sipas Dr.Binishit endometriza mund të sjellë edhe efekte të tjera anësore në anën e shëndetit.
“Aspektet e tjera shëndetësore në të cilat endometrioza mund të ndikojë negativisht është shëndeti mendor, si dhe kualiteti i përgjithshëm i jetës”, përfundoi Dr.Binishi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trotuaret e dëmtuara, dhe gropat në rrugë raportimet më të shpeshta nga banorët e Komunës së Gjakovës
BONEVET, institucioni që ndihmon në zhvillimin e aftësive teknologjike dhe ideve kreative
Punimet për restaurimin e Muzeut të Muzikës në Gjakovë kanë hyrë në fazën përfundimtare
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!