LAJMI I FUNDIT:

Dr. Daneva Markova: Ekziston një trend i lindjeve të parakohshme gjatë sezonit kur ndotja është më e lartë

Dr. Daneva Markova: Ekziston një trend i lindjeve të parakohshme gjatë sezonit kur ndotja është më e lartë

Mosha, ndotja, stresi, mënyra e jetesës, pesha trupore, aktiviteti fizik… janë ndër faktorët e rrezikut për dështimin e shtatzënisë. Vitet e fundit kam vënë re se ka një tendencë të lindjeve të parakohshme gjatë sezonit kur ndotja është më e madhe. Këto janë të dhëna tashmë të vërtetuara nga institutet e tjera, nga fakultetet tona, nga shkencëtarët që merren me këtë çështje, kështu që së shpejti do të dalim me rezultate konkrete në këtë temë, në mënyrë që të sensibilizojmë këtë aspekt të rëndësishëm, veçmas kur bëhet fjalë për të porsalindurin, gjegjësisht shëndetin e nënës, thotë në një intervistë për Agjencionin Informativ të Maqedonisë enkas për Ditën e 8 Marsit, prof. dr. Ana Daneva Markova, shefe e departamentit për shtatzëni të hershme dhe me rrezik të lartë në Klinikën universitare për obstetrikë, gjinekologji dhe kryetare e Shoqatës maqedonase për mjekësi fetale.

Prof. dr. Daneva Markova, thekson se në vendin tonë ka një trend të përmirësimit të shëndetit të nënës gjatë shtatzënisë, por edhe të foshnjave të porsalindura.

“Jetojmë në një kohë kur përqindja e shtatzënive patologjike nuk është e vogël. Për fat të mirë, në të njëjtën kohë, kjo është diku midis 28 dhe 30 për qind në shkallë evropiane, kështu që ne si vend jemi këtu diku. Duke parë trendin e sotëm shumë më i madh është fokusi në diagnostikimin e hershëm të të gjitha këtyre shtatzënive të rrezikshme, trajtimin në kohë, nëse doni edhe më shumë parandalimin e të gjithë këtyre faktorëve të rrezikut dhe mund të them se duke parë shifrat gjatë viteve të fundit dhe të gjitha ato të dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) shkojmë drejt trendit të përmirësimit të shëndetit për nënën dhe të porsalindurin”, ka thënë prof. dr. Daneva.


Gratë sot pak më vonë e realizojnë veten si nënë. Mesatarja në vend, thotë Daneva Markova, është që gruaja ta ketë fëmijën e parë në moshën 29 vjeçare, ndërsa nuk është e vogël përqindja e grave që vendosin këtë ta realizojnë pas moshës 35 vjeçare. Rritet edhe numri i grave që kanë mbi 40 vjet, ndërsa duan të kenë një fëmijë.

“Sigurisht, mosha është një faktor rreziku që sjell më shumë sëmundje dhe faktorë rreziku nga sëmundjet individuale paraekzistuese, të cilat më tej thjesht çojnë në një rezultat më pak të favorshëm, si për shtatzëninë ashtu edhe për lindjen. Fatkeqësisht, jetojmë në një qytet ku në disa raste jemi lider në përqindjen e ndotjes. Dhe ky ishte një nga motivet e mia për kërkime dhe viteve të fundit kam hasur ka një trend të lindjeve të parakohshme gjatë sezonit kur ndotja është më e madhe. Këto janë të dhëna tashmë të vërtetuara nga institutet e tjera, fakultetet tona dhe shkencëtarët që merren me këtë problematikë. Pra, së shpejti do të dalim me rezultate më konkrete në këtë temë për të sensibilizuar si aspekt të të rëndësishëm, sidomos kur bëhet fjalë për të porsalindurin, apo shëndetin e nënës”, thekson prof. dr. Daneva Markova.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori