DPHM: Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Vinicë

Mëngjesin e sotëm, në vend u matën temperatura minimale të ulëta, që varionin nga -2 deri në 7 gradë.
Më e ftohta ishte në Berovë me -2°C, ndërsa në Strumicë dhe Kriva Pallankë, temperaturat e mëngjesit arritën 1°C.
Në pikat Shkup-Petrovec, Veles, Tetovë dhe Manastir u matën 2°C, dhe 3°C në Shkup-Zajçev Rid, Ohër dhe Prilep.
Në Gjevgjeli, Shtip, Kavadar dhe Mavrovë temperatura minimale e mëngjesit ishte 4°C, në Demir Kapi 5°C, ndërsa më e larta 7°C u regjistrua në Vinicë.
Sipas parashikimit, sot do të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell.
Priten shira të rastësishëm lokalë në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erëra mesatare deri të forta nga jugu.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































