Vetëqetësimi nuk është as i dëmshëm për shëndetin dhe as 'nuk konsumohesh' e nuk bën fëmijë më vonë. Vetëqetësimi nuk është vetëm totalisht normal por të ndihmon të njohësh trupin tënd, të ndiesh se çfarë të bën mirë. E mbi të gjitha: është qejf.
Në të njëjtën kohë është e rëndësishme të mos vihesh nën presion: Jo çdo djalë pasi mbush 13 vjeç masturbohet 5 herë në javë dhe jo çdo vajzë ka dëshirë të vazhdueshme ta përkëdhelë vetë klitorin. Bëj vetëm atë çka do me të vërtetë dhe atë që ke qejf. Por kur ta duash, është e rëndësishme të dish që nuk është diçka e keqe dhe e pistë, por është një shprehje e ndjenjave të trupit dhe kënaqësisë së jetës.
Pjesa dërrmuese e djemve kanë mesatarisht më pak ndrojtje të vetëkënaqen. Ata e njohin mirë penisin e tyre dhe kanë patur një ereksion që kur kanë qenë fëmijë. E kapin shpesh me dorë e luajnë me të. Si rrjedhojë, hapi për të kaluar në fazën tjetër, që ta bësh një gjë të tillë edhe për fitim kënaqësie, nuk është kaq i madh.
E rëndësishme është që të mos shqetësohesh kur vetëkënaqesh. Fantazia si edhe veprimet e tua nuk kanë kufi. Çlirohu dhe mbi të gjitha: Ji krejt i qetë! Në fjalën ‘vetëqetësim’ qëndron ‘qetësia’. Pra, mos nxito që vetë qetësimin ta kryesh të stërmunduar si të ishte një sport i shkallës së vështirë. Nuk ke nevojë të shohësh, të mendosh apo të flasësh dhe nuk ke as pse të ndihesh keq. Mund të rënkosh, të dridhesh, të fërgëllosh, të pllaquritesh, të hungërish, me pak fjalë: Të bësh gjithçka do (me kushtin që të mos shqetësosh të tjerët).
Shumë vajza – por edhe gra të rritura – nuk ia kanë idenë se si duken ‘nga poshtë’. Për djemtë në këtë pikëpamje është shumë më e lehtë. Organet gjenitale mund të kapen dhe kuptohen lehtë. Në fëmijëri ata kanë luajtur shpesh me penisin dhe testikujt, herë thjesht për t’u qetësuar e herë për të parë se si ndryshon penisi e bëhet i fortë. Te vajzat organet gjenitale janë të fshehura. Disa vajza akoma e mbajnë mend që nga fëmijëria se si janë prekur ndonjëherë për t’u ndier më mirë. Por pjesa dërrmuese e kanë harruar.
A je vështruar shpesh lakuriq në pasqyrë? Atëherë, me siguri që ke vënë re edhe se buzët e vulvës janë rritur dhe janë trashur. Ndoshta je pak e trembur sepse nuk e dije që edhe vulva ndryshon! Ky zhvillim është krejt normal. Ashtu siç edhe gjoksi i çdo femre është i ndryshëm nga njëra te tjetra, e njëjta gjë është edhe me buzët e vulvës. Nëse në një moment je krejt e pashqetësuar, atëherë rehatohu dhe hiqi mbathjet. Me një pasqyrë dore dhe gishta t’i mund ta hulumtosh dhe ta prekësh.
Gjithashtu edhe një llambë dore do të vinte shumë në ndihmë. Tani vështro njëherë buzët e jashtme. Shpesh buzët e brendshme rriten e dalin mbi të jashtmet. Me kujdes largoji buzët e mëdha nga njëra-tjetra. Në këtë çast shikon të voglat. Ngjyra ndryshon nga gruaja në grua: rozë, e kuqe e ndezur, e kuqe e errët, vjollcë, gati të zeza, e kuqe në gri, rozë në blu. Në fundin e tyre të sipërm shikon një ngritje të vogël. Ky është klitori. Ndonjëherë nuk e gjen direkt. Por kur e përkëdhel me kujdes me gishtërinj nga brenda, ti prek një pjesë të ndjeshme, një ‘rruazë’ të vockël. Nëse e përkëdhel klitorin, do të nxehesh dhe eksitohesh.
Nëse i tërheq edhe pak më shumë buzët e vulvës nga njëra-tjetra, mund të shohësh hyrjen e vaginës dhe cipën e virgjërisë (himeni). Te disa nga ju himeni mungon ose është prishur tashmë. Por nuk ka asnjë problem. Me gishtërinjtë e tu rrëshqit me kujdes përgjatë buzëve të vulvës. Mund të fusësh njërin gisht edhe në të çarën e vaginës. Si të duket? Kur ndien më shumë, kur më pak? Mos ki frikë, nuk vritesh!
Me gisht mund ta ndiesh shumë thellë brenda vaginën tënde. Ajo shkon pjerrtas për mbrapa dhe sipër. Nëse gishti yt është i gjatë mjaftueshëm, ndoshta në krye mund të ndiesh një sipërfaqe të rrumbullakët e të lëmuar, uterin. Ai ndodhet në fund të qafës së mitrës. Pikërisht aty është hyrja për në mitër. Në mënyrë që të jesh në harmoni me trupin tënd, vështroje atë herë pas here me imtësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë