Prokuroria Themelore në Prishtinë me 4 korrik të këtij viti, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Adem Sopës, Bardhyl Behlulit, Naim Selmanit dhe Gëzim Hotit nën dyshimin për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti dhe dhënje ryshfeti.
Të njëjtën, Themelorja e kishte aprovuar, duke ua caktuar nga 30 ditë paraburgim katër të dyshuarve të lartcekur.
Në kërkesën e Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se të arrestuarit Adem Sopa dhe Bardhyl Behluli dyshohen për kryerjen e veprave “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe “Marrje ryshfeti, ndërkaq, Naim Selmani dhe Gëzim Hoti për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.
Gjithnjë sipas kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit e përpiluar nga prokurori Zejnulla Gashi thuhet se, i dyshuari Adem Sopa në cilësi të zyrtarit të prokurimit në Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB) ka keqpërdorur informata për ndërtimin e objektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK).
Sipas kësaj kërkese thuhet se i dyshuari Adem Sopa ka ndihmuar të dyshuarin tjetër Naim Selamni për ta bërë plotësimin e dokumentacioneve dhe aplikimin për ndërtimin e AKK-së, duke i përshtatur specifikat për të cilat operatorët tjerë ekonomik nuk kishin dijeni.
Tutje, thuhet se pasi që janë përshtatu specifikat për kompaninë “Arbëri” me pronar të dyshuarin tjetër Naim Selamni e njëjta edhe fiton tenderin në vlerën prej 2 milionë e 193 mijë e 504 euro e 85 centë dhe krejt kjo pasi Adem Sopa ka raport shoqëror me pronarin Naim Selamni ku ky raport dëshmohet me fotot dhe raportet e policisë.
Për të pandehurin e dytë Bardhyl Behluli në kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se, në cilësinë e menaxherit të kontratës për ndërtimin e objektit të AKK-së ka pranuar shumën prej 2 mijë eurosh nga i dyshuari tjetër Gëzim Hoti.
Këto 2 mijë euro, sipas kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se i dyshuari Gëzim Hoti i ka marrë nga i dyshuari Naim Selmani për t’i ja dërguar pikërisht të dyshuarit Bardhyl Behlulit.
Gjithashtu për të dyshuarin Bardhyl Behluli del se me 12 janar të 2023, ka udhëtuar për pushime në qytetin e Stambollit së bashku me të dyshuarin Gëzim Hoti, Admir Selmanin dhe Refik Bajramin dhe që shpenzimet del se janë paguar nga i pandehuri Naim Selmani.
I gjithë ky favor sipas Prokurorisë dyshohet se i është bërë të dyshuarit Bardhyl Behlulit që t’i mundësoj pronarit të kompanisë “Arbëri” Naim Selmani të bëjë ndryshime në kundërshtim me masën e projektit konkretisht të pjesë së izolimeve.
Për të pandehurin Naim Selmai në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se në cilësi të pronarit të kompanisë “Arbëri” përmes të dyshuarit tjetër Gëzim Hoti ka dërguar shumën prej 2 mijë eurosh menaxherit të kontratës të dyshuarit tjetër Bardhyl Behluli.
Tutje, i dyshuari Naim Smajli vazhdimisht prej muajit dhjetor të 2022 e deri në janar të 2023 ka kontaktuar me firma të ndryshme të ndërtimit dhe pompa të derivateve, duke u dakorduar me të njëjtat kompani për lëshim të faturave fiktive.
Kurse, për të dyshuarin Gëzim Hoti në kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se në cilësinë e punonjësit në kompaninë “Arbëri” ka pranuar t’i marr të hollat nga Naim Selamai dhe t’i ja dërgoi të dyshuarit tjetër Brdhyl Behlulit.
Tutje, për të dyshuarin Gëzim Hoti thuhet se vazhdimisht nga muaji dhjetor 2022 e deri në janar 2023, sikurse i dyshuari tjetër Naim Selmani ka kontaktuar me firma të ndryshme të ndërtimit dhe pompa të derivateve për lëshimin e faturave fiktive.
Andaj, mbi këto baza prokurori përpilues i kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit Zejnulla Gashi ka propozuar që ti caktohet katër të dyshuarve paraburgimit prej një muaj dhe krejt kjo që të mund të zhvillohet një proces i rregullt dhe pa pengesa.
Ndryshe, të hënën, Policia e Kosovës (PK) njoftoi se në një operacion policor ndaloi katër të dyshuar A.S., B.B., N.S., G.H., nën dyshimin për marrje e dhënie ryshfeti gjatë procedurave tenderuese dhe realizimit të projekteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova