Brussia Dortmundi do të jetë pa lojtarët si, Marco Reus dhe Paco Alcacer për përballjen ndaj Interit që zhvillohet nesër në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi spanjoll është jashtë fushë që nga fillimi i muajit tetor për shkak të lëndimi në thembër, derisa gjermani që shënoi golin e fitroes për ‘Milionerët’ është me grip.


Dy sulmuesve do ju bashkohet edhe mbrojtësi i majtë me përvojë, Marcel Schmelzer, që nuk do të jenë të pranishëm në Giuseppe Meazza.

alcacer reus

Portieri rumun Roman Burki do të jetë i gatshëm për këtë takim, pasi kishte probleme me gjurin në fitoren ndaj Borussia Monchengladbachut.

Gjermanët po ashtu do të mund të mbështeten edhe në Jadon Sanchon që e humbi ndeshjen e fundjavës së kaluar, pasi kishte shkuar me vonesë në skuadër nga ndeshjet me kombëtaren e Anglisë.

Nerazzurët e duan patjetër fitoren në garën më të madhe për klube në Evropë, pas një barazimi dhe një humbje në kuadër të Grupit F, gjersa kundërshtarët e tyre janë lider. /Telegrafi/

telegrafi sport app