Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-780x439.jpg)
Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Paqësimi [appeasement] i Donald Trumpit ndaj Vladimir Putinit e bën Neville Chamberlainin [kryeministër britanik në prag të Luftës së Dytë Botërore] të duket si një realist me parime dhe si njeri i guximshëm. Të paktën, Chamberlaini po përpiqej të parandalonte një luftë të madhe evropiane, ndërsa Trumpi po vepron në mes të një lufte. “Munihu” i Trumpit (sinonim në anglisht për marrëveshjen e vitit 1938, ku Britania dhe Franca tradhtuan Çekosllovakinë përballë Gjermanisë naziste) ndodh në prag të konferencës së madhe të sigurisë në kryeqytetin e sotëm bavarez, ku përfaqësuesit e tij do të takohen me aleatët perëndimorë. Kjo konferencë duhet të shënojë fillimin e një përgjigjeje vendimtare evropiane, duke mësuar nga historia jonë tragjike për të mos e përsëritur atë.
Hapi tjetër që propozon Trumpi është, në thelb, një “Jaltë” e re (duke iu referuar samitit ShBA-BRSS-Britani në Jaltë në shkurt të vitit 1945, i cili është bërë simbol i superfuqive që vendosin për fatin e vendeve evropiane – pa pjesëmarrjen e tyre). Në këtë rast, ai propozon që ShBA-ja dhe Rusia të vendosin për fatin e Ukrainës me një përfshirje të vogël – nëse ka ndonjë përfshirje – të vetë Ukrainës apo të vendeve të tjera evropiane. Por, këtë herë, takimi mes Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë do të mbahet fillimisht në Arabinë Saudite, pastaj në kryeqytetet e tyre përkatëse, ndërkohë që duket se Jalta e vërtetë, në Krime, do t’i dorëzohet Rusisë. Në botën e re të guximshme të Trumpit dhe Putinit, fuqia është e drejta dhe zgjerimi territorial është një praktikë normale e fuqive të mëdha – qoftë Rusia në Ukrainë, ShBA-ja në Kanada dhe në Grenlandë, apo Kina në Tajvan.
Të gjitha krahasimet historike kanë kufizimet e veta dhe ato me “Munihun” dhe “Jaltën” janë përdorur shpesh. Por, në këtë rast, për të vetmen herë, ato janë në vendin e duhur – për aq sa theksojmë dallimet po aq sa ngjashmëritë.
Për disa javë pas zgjedhjes së Trumpit, kishim një shpresë të zbehtë se, kur bëhej fjalë për Ukrainën, administrata e tij do të ndiqte parimin e saj të shpallur “paqe përmes fuqisë”, duke kuptuar se forca është e vetmja gjuhë që Putin kupton. Tani e shohim se Trumpi jo vetëm që i frikëson miqtë e vendit të tij, por edhe u nënshtrohet armiqve të tij.
Ky i ashtuquajtur burrë i fortë në të vërtetë është një njeri i dobët kur bëhet fjalë për ballafaqimin me autokratët armiqësorë të kësaj bote. Brenda një dite të vetme, ai ka bërë katër lëshime të mëdha, të panevojshme dhe të dëmshme. Së pari, ai jo vetëm që ka nisur bisedimet me Putinin përmes një ndërmjetësi – gjë që mund të arsyetohet – por, personalisht i ka dhënë diktatorit rus një ton lavdërues dhe servil si një lider botëror. “Ne të dy reflektuam mbi historinë madhështore të kombeve tona”, raportoi ai për bisedën e tyre të gjatë telefonike, në një postim në rrjetet sociale. Ata diskutuan për “përfitimin e madh që do të kemi një ditë duke punuar së bashkua. Por, para së gjithash, siç ramë dakord të dy, duam të ndalojmë miliona vdekje që po ndodhin në Luftën me Rusinë/Ukrainën”. Imagjinoni sikur në vitin 1941, në vend që të hynte në luftë kundër Gjermanisë naziste në krah të Britanisë dhe vendeve të tjera aleate, presidenti i ShBA-së ta telefononte Hitlerit, të reflektonte mbi “historinë madhështore të kombeve tona” dhe pastaj të diskutonte bashkërisht për ndalimin e “Luftës me Gjermaninë/Britaninë”.
Së dyti, ai i ka ofruar liderit rus një negociatë bilaterale ShBA-Rusi, duke anashkaluar ukrainasit, pikërisht llojin e “Jaltës” së re që Putini e ka dëshiruar gjithmonë. Dhe, më pas, së treti dhe së katërti, ai ka deklaruar se Ukraina pothuajse me siguri do të duhet të japë territore dhe se ShBA-ja nuk do të mbështesë anëtarësimin e saj në NATO. Këto dy çështje janë diskutuar privatisht prej kohësh në Uashington dhe në kryeqytetet e tjera perëndimore, por pranimi publik i tyre, që në fillim, është një shembull i duhur i asaj se si nuk duhet praktikuar “arti i marrëveshjes”. (Ai bëri diçka të ngjashme në negociatat me talebanët për Afganistanin, duke filluar dhe jo duke përfunduar me afatin kohor për tërheqjen amerikane.) Historianët tashmë kanë dokumente dhe kujtime të atyre që ishin pranë Hitlerit, që dëshmonin për gëzimin e tij për marrëveshjen që ai ia imponoi Chamberlainit. Një ditë, mund të kemi dëshmi të ngjashme për lumturinë e fshehtë të Putinit për lëshimet e Trumpit.
Kjo nuk do të thotë se paqja do të vijë së shpejti. Raporti i parë publik i Kremlinit nga telefonata mes Trumpit dhe Putinit ishte dukshëm i matur, duke paralajmëruar se është “thelbësore të zgjidhen arsyet e konfliktit”. Ka shumë mundësi që skenari ideal i Putinit të jetë të vazhdojë të flasë për paqe me Trumpin, përmes një serie samitesh të ngadalta në Arabinë Saudite, në ShBA dhe në Rusi, ndërkohë që Rusia vazhdon të avancojë në fushëbetejë, të shkatërrojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe të minojë ekonominë, shoqërinë dhe unitetin e saj politik në mënyra të tjera. (Kur u pyet për përfshirjen e Ukrainës në bisedime, Trumpi përmendi nevojën për zgjedhje presidenciale atje, duke përsëritur kështu një narrativë ruse që vë në pikëpyetje legjitimitetin e presidentit Volodymyr Zelenskyy.)
Ka një ndryshim të madh midis Evropës së “Munihut” dhe “Jaltës” së vërtetë dhe Evropës së sotme. Sot, Evropa është e pasur, e lirë, demokratike dhe një komunitet i integruar i partnerëve dhe aleatëve. Por, siç tregon sërish një sondazh i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, ajo është gjithashtu e ndarë dhe e paqartë për rrugën më të mirë për Ukrainën. Por, me një koalicion të vendosur të vendeve të gatshme dhe të afta, përfshirë Britaninë, Evropa ende mund ta ndihmojë Ukrainën të stabilizojë frontin, të mbijetojë ekonomikisht dhe, në fund, të negociojë nga një pozitë force, jo dobësie. Prandaj, Konferenca e Sigurisë në Munih këtë fundjavë duhet të jetë fillimi i një përgjigjeje evropiane ndaj “Munihut” të Trumpit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/loredanaa-780x439.gif)
Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët
![Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-perez-780x439.png)
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara