LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqja nga pozitat udhëheqëse të katër zyrtarëve shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës, flasin nga ShSKUK-ja

Dorëheqja nga pozitat udhëheqëse të katër zyrtarëve shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës, flasin nga ShSKUK-ja

Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sali Haxhibeqiri” të enjten kanë dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse katër zyrtarë shëndetësorë me arsyen se nuk kanë mundur të ushtrojnë kompetencat e tyre në mënyrë të pavarur.

Nga Shërbimi Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) në një përgjigje për Telegrafin kanë konfirmuar se zëvendësuesi i drejtorit të Spitalit ka dhënë dorëheqje, e cila është aprovuar nga drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së.

Ndërsa, sa i përket tre zyrtarëve të tjerë nga ShSKUK-ja thanë se ata nuk caktohen e zgjidhen nga ShSKUK, por nga drejtori i Spitalit të Mitrovicës.


Japin dorëheqje nga pozitat udhëheqëse katër zyrtarë shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës
Lexo po ashtu Japin dorëheqje nga pozitat udhëheqëse katër zyrtarë shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës

“Konfirmojmë se zëvendësuesi i drejtorit të Spitalit ka dhënë dorëheqje, e cila është aprovuar nga drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK.  Sa i përket ekipit tjetër ata nuk i përgjigjen drejtorit të ShSKUK dhe nuk caktohen e zgjidhen nga ShSKUK, por drejtorit të spitalit, të cili i përgjigjen”, kanë thënë në përgjigjen e tyre nga ShSKUK-ja.

Po ashtu nga zyra për informim në ShSKUK thanë se në vend të zëvendësuesit të drejtorit të Spitalit është caktuar Laura Nushi.

Telegrafi ka kontaktuar edhe të sapo emëruaren në krye të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Laura Nushi e cila konfirmoi për dorëheqjet nga pozitat e tyre udhëheqëse të tre zyrtarëve të tjerë.

Ndërkaq, siç mëson Telegrafi këta janë zyrtarët shëndetësorë që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse: ud.drejtori Ekzekutiv, Enver Beqiri, ud.drejtori Shëndetësor, Fatbardh Rexha, ud.drejtoresha Infermierëve, ud.Merita Habibaj dhe ud.drejtoresha Operative, Hajrie Mustafa.

Gjithashtu Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët përmes një përgjigje elektronike kanë shkruar se duhet t’i drejtohemi ShSKUK-së.

“Lidhur me pyetjet e juaja, luteni që t’i drejtoheni ShSKUK-së, pasi që Spitalet e Përgjithshme janë nën kompetencën e e ShSKUK-së”, thanë nga MSh-ja./Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori