LAJMI I FUNDIT:

Japin dorëheqje nga pozitat udhëheqëse katër zyrtarë shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës

Japin dorëheqje nga pozitat udhëheqëse katër zyrtarë shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sali Haxhibeqiri” sot kanë dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse katër zyrtarë shëndetësorë me arsyen se nuk kanë mundur të ushtrojnë kompetencat e tyre në mënyrë të pavarur.

Kështu tha një burim për Telegrafin (emër i njohur për redaksinë), i cili po ashtu tregoi se ka shumë ndërhyrje politike edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

“Arsyeja e vetme është pamundësia për me ushtru konform kompetencave që i kemi në mënyrë të pavarur. D.m.th presione politike tërë kohën…kërkesa e ministrisë është që ne tërë kohën çka do që të bëhet në spital, ne duhet me i pyet ata”, ka thënë një burim për Telegrafin.


Siç mëson Telegrafi këta janë zyrtarët shëndetësorë që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse: ud.drejtori Ekzekutiv, Enver Beqiri, ud.drejtori Shëndetësor, Fatbardh Rexha, ud.drejtoresha Infermierëve, ud.Merita Habibaj dhe ud.drejtoresha Operative, Hajrie Mustafa.

Ndërkaq, Telegrafi ka dërguar pyetje në Ministrin e Shëndetësisë e deri në momentin e publikimit të lajmit ende nuk ka një përgjigje nga ta.

Ndryshe, para një muaji Luljeta Buçinca-Zhubi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Përgjithshëm në Mitrovicë “Dr. Sali Haxhibeqiri”.

Ajo kishte thënë se përkushtimi në profesionin e saj si infektologe e kishte shtyrë të jepte dorëheqje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori