Donnarumma shënjestra kryesore e PSG-së

242:"FLORENCE, ITALY - FEBRUARY 22: Gianluigi Donnarumma of AC Milan reacts during the Serie A match between ACF Fiorentina and AC Milan at Stadio Artemio Franchi on February 22, 2020 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images) 12:"Getty Images
Paris Saint-Germaini është duke përgatitur një ofertë për portierin italian, Gianluigi Donnarumma, të cilin do të përpiqet ta transferojë gjatë verës.
Kampioni francez është në kërkim të një portieri, pasi Alphonse Areola pritet të qëndrojë te Real Madridi.
Le10 Sport njofton se drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, është një admirues i madh i portierit të Milanit.

Për këtë arsye, ai do të përpiqet që gjatë afatit kalimtar veror ta transferojë në Parc de Princes.
Një ofertë në vlerë prej 25 milionë eurosh, pritet t’i bindë Rossonerët që ta lejojnë largimin e portierit kryesor të skuadrës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































