Afati kalimtar i verë çdo ditë e më tepër po afrohet, ku pritet të ketë edhe lëvizje të lojtarëve.

Edhe kontingjenti shqiptar i futbollistëve do të ketë lëvizje, por ka edhe që do të vazhdojnë kontratat e tyre me klubet aktuale.


Por, i këtij rasti nuk është edhe sulmuesi Donis Avdijaj, i cili ka ra në radarin e disa klubeve të Ligës Premier.

donis avdijaj schalke 04 g8la7vux8hfd1mu53s680sbq1

Në fakt, Schalke 04 nuk llogaritë në shërbimet e reprezentuesit të Kosovës dhe pritet që gjatë verës ta shes për rreth katër milionë euro.

Everton, Newcastle United dhe Huddersfield janë në mesin e shumë klubeve që kanë shprehur interesim për shërbimet e futbollistit.

Theksojmë se këmbëshpejtit i ka mbetur edhe një vit marrëveshje me skuadrën gjermane.

Ndryshe, 21-vjeçari është i huazuar te skuadra holandeze e Rodës, ku në 11 paraqitje realizoi tri gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app