Maqedonia ka luajtur rol të rëndësishëm në survejimin e veprimtarisë së babit. Me siguri kanë qenë të frikësuar nga aktiviteti i tij, sepse nëna ime është nga Shkupi, unë dhe vëllai im i vogël jemi të lindur në Shkup, thotë Donika Gërvalla, duke numëruar shkaqet, që sipas saj, kanë mundur të jenë motivi pse UDB-ja maqedonase dhe bashkëpunëtorët e saj kanë qenë aq shumë të interesuar të përcjellin aktivitetet e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës
“ Shërbimi sekret i Republikës Socialiste të Maqedonisë, gjegjësisht UDB-a maqedonase, ka luajtur rol aktiv në spiunimin e aktivitetit atdhetar të veprimtarit të njohur shqiptar, Jusuf Gërvalla”, tha për “Lajm” të Maqedonisë, vajza e Jusufit, Donika Gërvalla.
“Maqedonia ka luajtur rol të rëndësishëm në survejimin e veprimtarisë së babit. Me siguri kanë qenë të frikësuar nga aktiviteti i tij, sepse nëna ime është nga Shkupi, unë dhe vëllai im i vogël jemi të lindur në Shkup”, thotë Donika Gërvalla, duke numëruar shkaqet që sipas asaj kanë mundur të jenë motivi pse UDB-a maqedonase dhe bashkëpunëtorët e saj kanë qenë aq shumë të interesuar të përcjellin aktivitetet e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Jusuf Gërvalla, së bashku me vëllain e tij Bardhoshin dhe aktivistin tjetër Kadri Zeka, u vranë mizorisht më 17 janar të vitit 1982, në Untergruppenbach të Shtutgartit në Gjermani.
Por, parashtrohet pyetja se cila ka qenë forma se survejimit të Jusuf Gërvallës nga ana e shërbimeve të RSM-së? Mos ndoshta këtë e kanë bërë përmes bashkëpunëtorëve shqiptarë të rekrutuar në Maqedoni, e që pastaj i kanë dërguar në mesin e emigracionit shqiptar?
“Unë mendoj se vrasjen e babit dhe bashkëveprimtarëve të tij e kanë bërë ekipe të UDB-së nga Beogradi. Dihet se ato kanë qenë 3-4 ekipe dhe aty nuk ka pasur shqiptarë. Mirëpo mendoj se ka pasur shqiptarë që kanë survejuar aktivitetin dhe lëvizjen e babit tim, axhës Bardhoshit dhe Kadri Zekës, e më pas ato informacione ua kanë dhënë UDB-ashëve. Babai im është shoqëruar me shqiptarë dhe ata e kanë ditur se ku lëvizë dhe kur lëvizë. Kjo është e tëra që mund ta them për momentin për opinionin shqiptar në Maqedoni. Nuk mund të them diçka më tepër sepse bëhet fjalë për material voluminoz të prokurorisë gjermane, që përmban disa mijëra faqe”, theksoi Donika për “Lajm”.
Ajo shton se prokuroria gjermane me shpejtësi të kënaqshme është duke e proceduar rastin, por meqë bëhet fjalë për lëndë voluminoze nuk mund të bëjë ndonjë parashikim se kur mund të mbyllet ky rast. ”Besoj se zhvillimet pozitive në Kroaci me arrestimin e disa udbashëve do të ndihmojnë që edhe rasti i babait tim të ndriçohet sa më shpejtë. Lënda ka kaluar nga Prokuroria lokale gjermane, në prokurorinë federale. Nuk mund të them nëse rasti do të mbyllet pas gjashtë muajve apo pas pesë viteve, por për ne është me rëndësi që një ditë e vërteta të del në dritë”, shton vajza e Jusuf Gërvallës, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të dalin në shesh edhe emrat e atentatorëve direkt por edhe bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së të implikuar në likuidimin e babait të saj dhe bashkëveprimtarëve të tij.
Ajo shkarkoi reagime të shumta në opinionin kosovar javën e kaluar, pas një interviste në emisionin “Rubikon” në “Kohavizion”, ku deklaroi se në dosjen e hetimeve përkitazi me atentatin e para 32 viteve në Gjermani, ka edhe emra të Qeverisë aktuale.
Vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës është aktualizuar kohëve të fundit me shumë akuza dhe kundërakuza që janë aktualizuar nga njëri prej themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Ibrahim Kelmendi. Ky i fundit, përmes një libri dhe disa intervistave ka ngritur gishtin e akuzës për këtë vrasje të trefishtë drejt një tjetër aktivisti të asaj kohe në diasporë, Riza Salihut. Kundër Riza Salihut është deklaruar edhe Hysen Gega, ish i burgosur politik, i cili thotë se Salihu ka agjituar kundër Gërvallajve. Ai madje ka thënë se Salihu i kishte ofruar revolen që të vriste Jusuf Gërvallën.
Atentati në Shtutgart është një enigmë që për kohë të gjatë është pjesë e debateve. Se gisht në këtë vrasje mund të kishte ndonjë shqiptar, dyshime ka patur edhe i ndjeri Jusuf Gërvalla, për të cilin thuhet se në spital, në prag të vdekjes kishte thënë: “Nëse vrasësi është shqiptar, mos u zbuloftë kurrë”.
“Emrat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes”, ka thënë Donika, duke shtuar se vrasja është kryer nga profesionistët e UDB-së (Sigurimi i Brendshëm Shtetëror i ish-Jugosllavisë).
Donika Gërvalla ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës, e cila, sipas saj, e ka sjell Kosovën në nivelin e shteteve afrikane.
“Qeveria e Kosovës i ka dyert e mbyllura në Gjermani”, ka deklaruar Donika, që jeton në Gjermani. “Qeveria që udhëheq Kosovën është partner i papranueshëm për BE-në. Qeveria gjermane është e zhgënjyer. Gjermania nuk ka lëshuar pe ndaj Serbisë, por të jeni të qartë se gjermanët nuk do të lëshojnë pe as ndaj korrupsionit e krimit në Kosovë”. /Lajm-m/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor
Mbahet seanca gjyqësore për rastin “Kobra”, ai thotë se nuk ndihet fajtor
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje