LAJMI I FUNDIT:

Donevski akuzohet për bashkëpunim jo-ligjor me kompaninë ”Securicom”

Donevski akuzohet për bashkëpunim jo-ligjor me kompaninë ”Securicom”

Pas ispektimit nga ana e Policia Financiare është arrestuar Vasko Donevski, ish-drejtori i Shërbimeve për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ku me të janë arrestuar edhe disa persona tjerë. Kundër Donevskit ka dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe veprimtarisë zyrtare. Për sot Policia Financiare ka njoftuar për konferencë për shtyp ku do të jepen detaje më të hollsishme.

Jo-zyrtarisht, flitet për hetim të kontratave që ka bërë Doneski me përfaqësusit e “Securicom” nga Austria, me çka buxhetin e shtetit e ka dëmtuar me 11 milionë denarë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Securicom” ka qenë partener afatgjatë, furnizus i mjeteve higjenike, sigurimit, mirëmbajtjen e objekteve të qeveritare të Qeverisë dhe ministrive gjatë periudhës qeverisëse të koalicionit OBRM-PDUKM dhe BDI.


Arrestohet Vase Donevski, ish-drejtori i Shërbimeve për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta
Lexo po ashtu Arrestohet Vase Donevski, ish-drejtori i Shërbimeve për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta

Donevski, si drejtor i Shërbimeve për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta ka udhëhequr dhe projekte të Shkupi 2014, përshembull ndërtimin e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, Prokurorisë Publike, Muzeut Arkeologjik, Fakultetin e Arteve Dramatike në qendrën Bogorodica, renovimine ndërtesave qeveritare dhe punë tjera.

Donevski ishte shkarkuar në qershor nga qeveria e re dhe në vendin e tijë është emëruar Pece Mirçevski nga radhët e LSDM-së.

Mirçevski i ftuar në emisionin “360 shkallë” në televizjonin Alsat-M duke folur për përgjegjësinë e problemeve e të objekteve qeveritare ku investitor kishte qenë kjo drejtori, zbuloi se hetimet janë duke u kryer për punën shërbimeve të mëparshme.

“Për disa muaj që jam drejtor në detyrë të këtij institucioni bashkëpunojmë çdo ditë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, veçanërisht me Departamentin e Krimit të Organizuar, Prokurorinë Publike, Prokurorinë Speciale Publike dhe me Policinë Financiare. Nuk du të them asgjë, sepse janë organet që meren me to dhe s’dua të dëmtojmë procesin e hetimeve, megjithatë ka interes nga autoritetet për ndodhitë e më hershme. Ata kanë mbledhur dokumentacionin dhe shpresoj që do t’i marrin dëshmitë dhe do të dalim me një konstatim të përbashkët për atë se çka ka ndodhur më herët” tha Mirçeski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori