LAJMI I FUNDIT:

Donat Mehmeti, talenti 18-vjeçar që po shkëlqen me Llapin U21 –  synon debutimin në ekipin e parë 

Donat Mehmeti, talenti 18-vjeçar që po shkëlqen me Llapin U21 –  synon debutimin në ekipin e parë 

Donat Mehmeti, sulmuesi 18-vjeçar i Llapit, me paraqitjet e tij po vazhdon t’i bëjë të gjithë të flasin për talentin e tij. Me gjatësi mbresëlënëse (1.90 m), ai nuk është thjesht një lojtar fizik, por një golashënues me aftësi teknike të shquara.  

Driblimi i tij dhe aftësia për të luajtur me shpinë e bëjnë një armë të fortë për kundërshtarët. 

Mehmeti fillimisht me 2 Korrikut, pati mundësinë të luajë në UEFA Youth League, një përvojë që e ka formuar si futbollist, ku ra në sytë e Llapit që e transferuan në afatin kalimtar dimëror. 


Me vetëm 4 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ai ka shënuar 4 gola, duke treguar efikasitet dhe përgjegjësi përpara portës. Suksesi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga stafi teknik i Llapit, ku trajneri Tahir Batatina njihet për besimin që u jep të rinjve. 

Mehmeti në një prononcim për Telegrafin ka shprehur kënaqësinë për ambientin e krijuar në Llapi dhe sukseset e tij.

“Po ndihemi shumë mirë te Llapi. Kemi një grup të fortë dhe atmosferë pozitive, gjë që na ka ndihmuar të bëjmë një nisje të fuqishme pas rikthimit në Superligën U21. Jemi të përkushtuar që ta vazhdojmë këtë ritëm”, deklaroi ai. 

Ai nuk fsheh as ambiciet e tij personale, duke treguar edhe objektivat.

“Synimi im me Llapin është të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat. Dua të përmirësohem si lojtar dhe të kontribuoj sa më shumë në suksesin e klubit”, nënvizoi Mehmeti.  

Por më e rëndësishmja për të është debutimi në ekipin e parë dhe beson që trajneri Tahir Batatina do t’ia jap rastin së shpejti.

“Sigurisht që debutimi në ekipin e parë është një synim personal. E di që trajneri Tahir Batatina u jep mundësi të rinjve, dhe unë do të vazhdoj të punoj fort që të fitoj besimin e tij dhe të jem gati kur të vijë rasti”, nënvizoi sulmuesi.  

Mehmeti kishte rënë në sy të përzgjedhësit të Shqipërisë U19, Julian Ahmataj, kur luante për Besën e Kavajës. Megjithatë, ai ka vendosur të presë Kosovën. 

Me potencialin që ka, Donat Mehmeti është pa dyshim një nga emrat që do të dëgjojmë shumë në të ardhmen. Nëse vazhdon në këtë rrugë, debutimi në Superligën e Kosovës dhe ftesa nga Kombëtarja U19 e Kosovës duket si vetëm çështje kohe. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Italia i thotë lamtumirë ëndrrës për vendin e pestë në Ligën e Kampionëve

Italia i thotë lamtumirë ëndrrës për vendin e pestë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

La Liga
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq

Premier League
Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Premier League
Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Liga e Evropës
Kalo në kategori