Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, prej disa ditësh ka qëndruar në Evropë duke zhvilluar edhe turneun e tij jashtë shtetit.

Derisa po përjeton evenimente të mëdha e të mbushur me plot njerëz, ai nuk harron t’i mbajë të azhurnuar fansat që i kanë qëndruar besnik që nga fillimi.


I njëjti siç ka paralajmëruar është në përgatitje të projektit të ri dhe bën me dije se do ta ‘thyejë rrjetin sërish’.

Don Xhon 2 Don Xhon (Foto: Instagram)

Në një postim të fundit të publikuar në InstaStory, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) thekson se brenda disa ditëve do të sjellë këngën e re.

“Jam gati për të thyer internetin sërish brenda disa ditëve. Shënoni këto fjalë”, ka shkruar ai.

Nuk dihet nëse është fjala për bashkëpunimin me reperen Loredana Zefi a po për një këngë solo.

Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim se çfarë befasie po përgatit 21-vjeçari. /Telegrafi/